Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme

10/07/2024 - 19:56
në Kryesore, Lajme
A A
Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

1. Shpallur 11 korrikun ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

2. Plotësuar dhe ndryshuar Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024. Ajo që vlen të theksohet është që, po fillojmë hartimin e projektligjit për Agjencinë për Integrim Evropian, e cila do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe që do të zbatojë politikat qeveritare në kuadër të proceseve integruese.

3. Aprovuar Rregulloren e Procedurave të Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtoreve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësues të Arsimit Parauniversitar. Me miratimin e kësaj Rregullore zbatohet Ligji për Zyrtarët Publik në fushën e arsimit, dhe krijohet një sistem i mirëfilltë dhe efikas në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

4. Miratuar Programin e Statistikave Zyrtare për vitin 2024-2028. Ky program bazohet në Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe nevojën për avancimin e Sistemit Statistikor të Kosovës (SSK) gjatë pesë viteve të ardhshme. Ai synon zgjerimin dhe përmirësimin e statistikave për të mbështetur politikëbërjen dhe zhvillimin e vendit.

5. Emëruar Bordin Mbikëqyrës së Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A, me këtë përbërje:

· Mentor Berisha, Kryesues

· Fadil Bejta, anëtar;

· Alban Krasniqi, anëtar;

· Merita Gashi, anëtare;

· Sadije Gashi, anëtare.

6. Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, me këtë përbërje:

· Naim Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Kryesues;

· Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i MPJD, anëtar;

· Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e MBPZhR, anëtare;

· Vehbi Ramaj, Ekspert i jashtëm, anëtar;

Owning A Villa In Dubai Might Not Be As Costly As You Think
Villas in Dubai | Search Ads
by Taboola
· Jehona Murati-Dugolli, Udhëheqës i NjMBNj të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, anëtar.

7. Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit për konservimin, restaurimin dhe ndërtimin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

8. Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun. Javën e kaluar janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq, me gjatësi 16.27 kilometra dhe me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë euro.

9. Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të ndërtimit të Rrugës Rajonale R221 Cerkolez-Rakosh.

10. Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 09/121, të datës 25 janar 2023 për emërimin e Kryetarit të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Sipas këtij plotësim-ndryshimi, Kryetari i Komisionit bëhet Rrustem Thaqi.

11. Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/106 të datës 9 nëntor 2022, për formimin e Grupit Punues Ndërministror për koordinimin e punës së të gjithë ministrive kompetente në lidhje me legjislacionin teknik, i cili është përgjegjës për zbatimin e detyrave që dalin nga lëvizja e lirë e mallrave në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës. Sipas këtij plotësim-ndryshimi Liridona Hoti, Destan Mustafa dhe Florije Tahiri zëvendësojnë anëtarët Albana Krasniqin, Driton Ademin dhe Lendita Sopen, pasi që këta të fundit nuk vazhdojnë të jenë pjesë e institucioneve të cilat i kanë përfaqësuar deri më tani.

12. Themeluar Trupin Punues Qeveritar për Zhvillimin e Kornizës Juridiko-institucionale për Integrimin e Komunitete joshumicë në Administratën Publike të Republikës së Kosovës. Ky komision ndërministror do të jetë përgjegjës për t’i propozuar Qeverisë rekomandime për zbatimin e plotë të legjislacionit apo hartimit të politikave mbi punësimin e komuniteteve jo shumicë në institucionet publike.

13. Dhënë autorizimin e fillimit të procedurave të tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga era dhe dhënien e mbështetjes për këto kapacitete deri në 150 MW. Ky projekt është në funksion të realizimit të vizionit të Qeverisë, të përcaktuar edhe në Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, e që është krijimi i një sektori të energjisë, të sigurt, të pastër e të qëndrueshëm.

14. Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/121 të datës 25 janar 2023 për zgjatjen e afatit për një periudhë shtesë prej katër vjetëve të së drejtës së shfrytëzimit të pronave për ndërtimin e parkut solar 100 MW. Periudha shtesë prej katër (4) viteve jepet me qëllim për të mbuluar kohën e shpenzuar gjatë procesit të ofertimit konkurrues deri në përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, duke përfshirë edhe periudhën e nevojshme për ndërtim të parkut solar 100 MW, pas përzgjedhjes së ofertuesit më të përshtatshëm. Kjo do të thotë se investitori do ta ketë në shfrytëzim efektiv pronën që i është dhënë, ashtu siç është paraparë me marrëveshje.

15. Miratuar Strategjinë e Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Planin e Veprimit 2024-2026. Vendi ynë është atraktiv për vizitorët ndërkombëtarë, e përmes turizmit rritet zhvillimi ekonomik, punësimi dhe përmirësohet mirëqenia socio-ekonomike e qytetarëve të vendit tonë.

16. Ndarë 30,000.00 euro subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.

17. Ndarë 21,070,583.27 milionë euro për pagesë sipas vendimit të tribunalit të arbitrazhit për rastin ICC me Nr. 26388/HBH Countour Globlar, LCC vs Republika e Kosovës. Siç kemi thënë vite më parë, ashtu dhe rezultoi. Ky projekt as ka qenë i ideuar të realizohet e as ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin. Ndërprerja e qeverisjes sonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie tjetër, la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar që Kosova mos të kishte pasoja të tilla. Megjithatë, me gjithë pasojat është më mirë që i njëjti nuk është realizuar.

18. Miratuar raportin e konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2023.

19. Ndarë 731,916.00 euro për Këshillin e Kombëtar Shqiptar, për gjithsej 1234 bursa për nxënësit dhe studentët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndarja bëhet në pajtim me Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024 dhe Memorandumin ndërmjet Qeverisë tonë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

JU REKOMANDOJMË

Alarm për erëra të forta sot në Kosovë, institucionet apelojnë për kujdes: Ja masat që duhet të merrni

Paralajmërimi i fundit: Erëra të forta këtë ditë e presin Kosovën
19/11/2026 - 08:07

Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe ndërprerje të tyre. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius,...

Më shumëDetails

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)
18/11/2026 - 23:45

Magbule Jaha, e cila kishte kandiduar për anëtare të Kuvendit Komunal të Kaçanikut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është shpallur kandidate fituese në konkursin e Administratës Tatimore të...

Më shumëDetails

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama
18/11/2026 - 22:56

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk dihet se kush do të jenë kandidatët për...

Më shumëDetails

Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup

Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup
18/11/2026 - 22:49

Kosova renditet ndër vendet me rezultatin më të lartë në Evropë për ligj dhe rend, sipas raportit global të sigurisë për vitin 2026, të publikuar nga organizata ndërkombëtare...

Më shumëDetails

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti
18/11/2026 - 22:20

Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka deklaruar se emri i Justinës Shiroka-Pulës nuk ka...

Më shumëDetails

Kajtazi: Thaçi nga dje u eliminua politikisht, ai dje u shkatërrua me procedura

“Allahile Rozete fol naj sen”- Kajtazi ironizon me Rozeta Hajdarin pasi u bojkotua nga mediat
18/11/2026 - 22:02

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale, si dhe aktgjykimin e dytë të shpallur një ditë më parë ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Në Rubikon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë