Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë

12/03/2025 - 15:17
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria liron disa produkte nga taksa doganore, përmenden edhe cigaret elektronike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë këto vendime:

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Departamenti i Mbrojtjes. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëria strategjike, si dhe ngritja e kapaciteteve strategjike ushtarake.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor me këtë përbërje:

Dr. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Kryesues;

Dr. Ardita Baraku, Drejtore Ekzekutive në IKShPKS, anëtare;

z. Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, anëtar;

z. Haki Smajli, Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore në MSh, anëtar;

z. Rrahman Zahiti, ekspert i jashtëm, anëtar.

– Miratuar Rregulloren për organizim të Brendshëm dhe Funksionimin e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në Zyrën e Kryeministrit.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale me këtë përbërje:

Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kryesuese;

Fahrije Tërnava, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, anëtare;

Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, anëtar;

Haki Smajli, zv. Udhëheqës i Divizioinit të Burimeve Njerëzore në Ministri të Shëndetësisë, anëtar;

z. Rrahman Zahiti, ekspert i jashtëm, anëtar.

– Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Programi për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta II-IV ”. Shpronësimi i pronave të evidentuara për këtë projekt janë të rëndësishme meqenëse, projekti përfshin mbylljen e deponisë aktuale dhe realizimin e deponisë sanitare të re në Pejë, në zonën kadastrale Lutogllavë.

– Miratuar Strategjinë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2025-2030 dhe Plani i Veprimit 2025-2027 . Përmes kësaj Strategjie parashihet arritja e këtyre objektiva strategjike:

Përmirësimi i cilësisë në shërbime sociale për persona me aftësi të kufizuar;

Avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuar; si dhe

Përmirësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuar.

– Miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndryshimin e Shtojcës I për të dhënat për ndarjen e Granteve të Përgjithshme, me qëllim të reflektimit të të dhënave të reja nga regjistrimi i popullsisë, të publikuara zyrtarisht nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2024.

– Aprovuar projektet kapitale në disa komuna, si projekte shumëvjeçare, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja, për nevoja të realizimit të projekteve “Varrezat e Fshatit” dhe “Fusha Sportive në Dobërçan”. Me miratimin e këtij vendimi konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan të Gjilanit.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Hanit të Elezit. Me këtë Vendim konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për interes publik për realizimin e disa projekteve në Han të Elezit, si:

Rindërtimi i fushës së futbollit;

Rregullimi i pronësisë për fabrikën e ujit;

Ndërtimi i Qendrës për Kulturë dhe Rini; dhe

Zgjerimi i rrugës pranë Terminalit Doganor.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të realizimit të projektit “Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe Infrastrukturë rrugore” në Gjilan.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar. Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) ka ndërmarre veprimet e nevojshme në funksion të vendosjes së kontakteve me NSA (Nacional Security Authority) nga shteti i Sllovenisë – ku për rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët, për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë. Arritja e marrëveshjes për siguri në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte:

Forcimi i Bashkëpunimit Dypalësh;

Sigurimi i Informacioneve të Klasifikuara;

Përmirësimi i Kapaciteteve Institucionale; dhe

Mbështetja për Integrim Euroatlantik.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e Granat-kontratës të Asistencës Teknike me Nr. 2024/453-962 në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë nën IPA II (2021 – 2027)”. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është organizimi i një partneriteti dhe përcaktimi i përgjegjësive të partnereve për zbatimin e pjesës përkatëse të projektit.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare, përkatësisht Marrëveshjes së Partneritetit për Zbatimin e Prioritetit të Asistencës Teknike në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mali i Zi – Kosovë (2021 – 2027).

– Miratuar Koncept dokumentin për Bujqësi Organike. Sektori i Bujqësisë Organike ka një rëndësi të veçantë për fermerët prodhues të kulturave bujqësore. Ky sektor kontribuon në zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme, duke pasur parasysh nevojën për të plotësuar kërkesat e popullatës për ushqim cilësor.

– Miratuar Koncept dokumentin për Shëndetin e Bimëve. Opsioni i rekomanduar në këtë koncept-dokument është hartimi i kornizës së re legjislative. Me kornizën e re ligjore është propozuar të rregullohen aspektet kyçe që ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë bimore, sigurimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve bimore, dhe mbrojtjen e mjedisit.

– Rialokuar 400 mijë euro me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e programit Masat preventive, intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme. Ky projekt është në kuadër të objektivave të Planit Zhvillimor Kombëtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

– Aprovuar Rregulloren për kushtet e bartjes së pronësisë së pronës publike dhe dhënia me qira e sendeve në pronësi publike. Gjatë mandatit tonë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për herë të parë, ka miratuar një ligj të tillë, me të cilin rregullohet prona publike, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe subjekteve që ushtrojnë autorizime ose që administrojnë me pronën publike.

– Aprovuar Rregulloren për mënyrën e mbajtjes së evidencës së sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme dhe e regjistrimit të sendeve në pronësi publike.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

– Ndarë 1,308,320 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mjetet ndahen sipas kërkesave të pranuara nga ministritë e linjës për projektet që kanë në menaxhim dhe zbatim.

JU REKOMANDOJMË

Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor
Lajme

Peci: Koalicioni me VV-në është kyç për LDK-në

13/01/2026 - 22:59
LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
Kryesore

Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

13/01/2026 - 22:47
A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë në Gjermani?
Lajme

Kancelari gjerman Merz paralajmëron: Udhëheqja iraniane është në ditët e saj të fundit

13/01/2026 - 22:23
Kina i bën thirrje Kanadasë që të largohet nga ndikimi i ShBA-së
Lajme

Kina i bën thirrje Kanadasë që të largohet nga ndikimi i ShBA-së

13/01/2026 - 22:17
Matoshi: Vetëvendosje do të humbasë deri në 12% të votave për shkak të përplasjeve me ShBA-në
Lajme

Halil Matoshi: Kosovës i duhet president konsensual për ndarjen e përgjegjësisë

13/01/2026 - 22:01
Valon Syla: Abdixhiku s’ka çka jep ma shumë, kjo dorëheqje që e tha sonte është më shumë lutje
Lajme

Valon Syla: Abdixhiku s’ka çka jep ma shumë, kjo dorëheqje që e tha sonte është më shumë lutje

13/01/2026 - 21:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë