Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

11/07/2025 - 13:11
në Lajme
A A
Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën me 14 korrik 2025 pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

Ndonëse fillimisht ishte caktuar për 15 korrik 2025, ky vendim ndryshoi dhe u vendos që seanca të mbahet me 14 korrik 2025 duke filluar nga ora 11:30 me 10 minuta vonesë në transmetim.

Në këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit (15 dhe 16 maj 2025) në të cilën mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim ndërsa Prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejtë. Ngjashëm sikurse Prokuroria, qëndrimin e ka pasur edhe mbrojtësi i viktimave.

Ndryshe, më 28 mars 2025 është hedhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes që në Apel të thirret Sokol Dobruna si dëshmitar i saj.

Në vendimin e saj, kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard ka thënë se provat e propozuara nuk do të ndikonin në aktgjykimin ndaj Shalës në rast që ato do të ishin pranuar gjatë gjykimit në shkallë të parë, ku Shala u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte.

Ndryshe, Pjetër Shala i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar në Apel kërkesën kundër urdhrit për zhdëmtim që iu shqiptua më 29 nëntor 2024, i cili e obligonte që t’iu paguante viktimave 208 mijë euro. Megjithatë, vendimi për apelin kundër urdhrit për zhdëmtim nuk do të merret në kuadër të aktgjykimit të apelit që do të shqiptohet më 14 korrik.

Duke u mbështetur në pesë pika, Shala kërkon që të Paneli i Apelit ta pezullojë shqyrtimin e apelimit kundër këtij urdhri për zhdëmtim derisa të shqyrtohet apelimi për dënimin me 18 vjet burg, ndaj tij për krime lufte ose ta anulojë masën e dhënë dhe ta kthejë atë në rishqyrtim tek një trup gjykues tjetër.

Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës. Ndërsa, aktualisht Shala është në proces të Apelit lidhur me këtë rast pasi që ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë.

Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 kishte filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars 2023 kishte filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht kishte filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë./Betimi për Drejtësi

JU REKOMANDOJMË

Behrami : Po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin
Lajme

Behrami : Po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin

11/07/2025 - 16:17
Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në
Lajme

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

11/07/2025 - 16:12
Deliu – Kodra: Propagandë e organizuar e VV-së rreth Ligjit për Amnisti, po shpifin
Lajme

Deliu – Kodra: Propagandë e organizuar e VV-së rreth Ligjit për Amnisti, po shpifin

11/07/2025 - 16:08
Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu – Kodra: Propagandë e organizuar e VV-së rreth Ligjit për Amnisti, po shpifin

11/07/2025 - 15:57
Naim Murseli largohet nga Instituti i Psikiatrisë
Lajme

Naim Murseli largohet nga Instituti i Psikiatrisë

11/07/2025 - 15:49
Superzbritje në “Emona Center” – 11 deri 15 korrik
Ekonomi

Superzbritje në “Emona Center” – 11 deri 15 korrik

11/07/2025 - 15:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë