Të paktën 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut të shtunën.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur tashmë në qytetin e Vatikanit gjatë dy ditëve të fundit për t’i bërë nderimet e tyre Papës së ndjerë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën 100 delegatë nga e gjithë bota do të marrin pjesë gjithashtu në ceremoni dhe siguria pritet të jetë e rreptë.
Pjesëmarrëse në varrimin e Papa Françeskut do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.