Një rast i rëndë që lidhet me përdorimin e armëve është raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Mramor – Prishtinë.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 14 shtator 2025, rreth orës 23:15, Njësia për Reagim të Shpejtë ka kërkuar asistencë në këtë lokacion, ku pas mbërritjes policia ka takuar dëshmitarin K. G rreth 39-vjeçar. Ai ka deklaruar se kishte dëgjuar disa të shtëna me armë, por nuk kishte parë ndonjë person të dyshuar.
Gjatë ekzaminimit të vendit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme gëzhojash: 17 gëzhoja pushke gjuetie, 37 gëzhoja kalibër 9 mm, 31 gëzhoja me gaz, 16 gëzhoja me mbishkrimin 380 Auto, 3 gëzhoja me mbishkrimin PPU 32 Auto, 3 gëzhoja kalibër 7.62 mm, 3 fishekë 9 mm, 1 DVR nga kamerat e sigurisë.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i armës” dhe “Përdorimi i armës”.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personin ose personat e përfshirë në këtë rast.