Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë dëgjuar rreth orës 00:00 duke shkaktuar shqetësim tek banorët e lagjes.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente, ndërsa rrethanat dhe motivet e mundshme të të shtënave janë ende të paqarta. /Indeksonline/