Policia në Prizren ka shqiptuar tri gjoba me nga 500 euro ndaj shoferëve për tejkalim të shpejtësisë.
Në komunikatë thuhet se dy prej tyre u është marrë edhe leja për gjashtë muaj ndërsa njërit për tre muaj.
Komunikata:
Policia në Prizren sekuestron tre patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
Prizren, 3 nëntor 2025
Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren, gjatë realizimit të detyrave të tyre të rregullta me vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik, më datat 29.10.2025 dhe 31.10.2025 kanë identifikuar disa kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.
Gjatë kontrollit në zonën 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej:
• 104 km/h, 107 km/h, 140 km/h
Personat e përfshirë janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi:
• Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me:
o Gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj
• Një kundërvajtës është ndëshkuar me:
o Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj
Bashkëngjitur komunikatës janë fotografitë, video-incizimet dhe fletëparaqitjet zyrtare të kundërvajtjeve të evidentuara.
Apelojmë tek ngasësit e automjeteve që të rrisin ndërgjegjësimin dhe të respektojnë rregullat e trafikut.













