Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Telefona dhe laptopë të sigurt: Ja çfarë pajisje teknologjike po përdor ekipi i Trumpit

12/10/2024 - 17:10
në Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Telefona dhe laptopë të sigurt: Ja çfarë pajisje teknologjike po përdor ekipi i Trumpit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fushata presidenciale e Donald Trump ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të rritur sigurinë pas një sërë sulmesh kibernetike dhe dy tentativave për vrasjen e tij.

Tani, fushata e Trump ka adoptuar telefona celularë të specializuar, të koduar dhe laptopë të sigurt për të mbrojtur stafin.

Bëhet e ditur se pajisjet janë blerë nga Green Hills Software, një kompani me bazë në Santa Barbara, Kaliforni,

Kompania Green Hills Software është e njohur për sistemin e saj operativ të fokusuar tek siguria, i cili përdoret tashmë nga disa agjenci qeveritare amerikane.

Presidenti dhe CEO i Green Hills Software, Dan O’Dowd, tregoi se kompania e tij i ofroi fushatës së Trump telefona Android të personalizuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Këta telefona janë të zhveshur nga shumica e funksioneve, duke lënë vetëm veçoritë bazë si telefonatat dhe mesazhet me tekst, me protokolle të përmirësuara sigurie të shtuara për të mbrojtur përdoruesit nga kërcënimet kibernetike.

Megjithëse Green Hills Software kishte lëshuar një deklaratë për shtyp më 1 tetor në lidhje me marrëveshjen, lajmi kishte kaluar kryesisht pa u vënë re.

O’Dowd shpjegoi se ai filloi kontaktin me fushatën e Trump përmes lidhjeve të ndërsjella dhe ofroi teknologjinë e kompanisë.

Një zëdhënës i fushatës së Trump refuzoi të komentonte mbi këtë çështje.

Megjithatë, një burim i njohur me operacionet e brendshme konfirmoi se stafi i nivelit të lartë kishte përmirësuar së fundmi pajisjet e tyre me masa më të forta sigurie, megjithëse nuk ishin të sigurt se cili shitës ishte zgjedhur.

Siç raportohet, vendimi për të forcuar sigurinë e fushatës së Trump vjen pas muajsh sulmesh kibernetike të synuara nga hakerat iranianë.

Këto sulme, të udhëhequra nga një grup i njohur si APT42, rezultuan në vjedhjen e komunikimeve dhe dokumenteve të brendshme.

Shqetësimet u rritën edhe për kërcënimet fizike, me frikën se hakerat mund të përdorin informacionin e vjedhur për të gjurmuar dhe rrezikuar stafin e fushatës.

O’Dowd zbuloi se personeli kryesor po përdor tashmë pajisjet e reja të blera, të cilat janë krijuar për t’i bërë ballë sulmeve kibernetike në distancë.

Sipas O’Dowd, telefonat funksionojnë në një rrjet të mbyllur, duke lejuar komunikimin vetëm midis pajisjeve në të njëjtin plan.

Ndërsa ai nuk zbuloi numrin e pajisjeve të blera nga fushata ose koston e tyre, vuri në dukje se çmimi ndryshon në bazë të nevojave të klientit.

Ndryshe, përveç telefonave, fushata bleu laptopë të projektuar posaçërisht me qasje të kufizuar në internet, që synojnë parandalimin e ndërhyrjeve të jashtme kibernetike.

JU REKOMANDOJMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë
22/11/2026 - 10:11

Policia ka njoftuar se një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë orëve të para të së shtunës. Rasti ka ndodhur rreth...

Më shumëDetails

Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit

Mustafa i PDK-së: Detyrimi për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje – dëshmi e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend
22/11/2026 - 09:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës sqarime lidhur me vendimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe,...

Më shumëDetails

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, çka thuhet në raportin 24 orësh të policisë?

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, çka thuhet në raportin 24 orësh të policisë?
22/11/2026 - 09:34

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje tjera për punëtorin që vdiq në vendin e punës në Istog në një fermë për kultivimin...

Më shumëDetails

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi
22/11/2026 - 09:02

Një grua në Podujevë ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, të cilën e kishte parkuar në bodrumin e një marketi. Sipas raportit 24-orësh të...

Më shumëDetails

Kapen 150 fishekë të gjuetisë në Merdare, shoferi dhe pasagjerët fillimisht thanë se s’kanë asgjë për deklarim

Kapen 150 fishekë të gjuetisë në Merdare, shoferi dhe pasagjerët fillimisht thanë se s’kanë asgjë për deklarim
22/11/2026 - 08:41

Të shtunën Dogana e Kosovës, ka parandaluar futjen e 150 fishekëve për gjueti, të cilët ishin të fshehur në bagazhin e një automjeti në pikën kufitare në Merdare....

Më shumëDetails

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
22/11/2026 - 08:19

Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, sot në Llapushnik të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë