Pas sulmeve nga ShBA të tre centraleve bërthamore, ka ardhur edur reagimi i parë nga Irani, shkruan BBC, transmeton Veriu.info.
Zëvendësdrejtori politik i transmetuesit shtetëror të Iranit, Hassan Abedini, është shfaqur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror sapo.
Ai thotë se Irani evakuoi këto tre centrale bërthamore “pak kohë më parë”.
Ai thotë gjithashtu se edhe nëse ajo që thotë Trump është e vërtetë, Irani “nuk pësoi një goditje të madhe sepse materialet ishin nxjerrë tashmë”./Veriu.info