Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Temperaturat e larta, ja si të mbroheni

27/06/2023 - 20:41
në Kuriozitete
A A
Temperaturat e larta, ja si të mbroheni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur mendojmë për valët e të nxehtit tipike të muajve të verës dhe ndikimin e tyre në trup, imagjinojmë rënie të presionit të gjakut, dhimbje koke, marrje mendsh, shkruan focus.it. Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik T.H Chan të Universitetit të Harvardit eksploron këtë aspekt, duke u fokusuar në një nga kategoritë që konsiderohen më pak “të rrezikuara”: të rinjtë.

Studentët që qëndrojnë në konvikte pa ajër të kondicionuar kanë performancë më të dobët njohëse pas zgjimit sesa ata që flenë në një vend të freskët. Studimi nxjerr në pah pasojat negative të nxehtësisë në ambiente të mbyllura në tru dhe funksionimin e tij në një grup të rinjsh të shëndetshëm.

Ekipi krahasoi dy grupe me përkatësisht 24 dhe 20 studentë, të cilët jetonin në dy konvikte të ndryshme të Bostonit, duke i studiuar gjatë një vale të nxehtë – një seri ditësh të njëpasnjëshme të karakterizuara nga temperatura jashtëzakonisht të larta edhe për sezonin e verës.

I pari qëndroi në një konvikt të viteve 1990 me kondicioner qendror, i dyti në strukturat e viteve 1930-1950 pa kondicioner dhe me pak dritare në çdo mur. Të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin probleme shëndetësore dhe nuk përdornin alkool. Studimi zgjati 12 ditë radhazi në verën e vitit 2016: 5 temperatura të përputhshme me stinën (mesatarisht 20,4°C), 5 valë të nxehti (temperaturat mesatare të jashtme 33,4°C) dhe dy temperatura në ulje (mesatarisht 28,1 °C).

Me t’u zgjuar, djemtë duhej të kryenin disa teste në celularët e tyre: e para në të cilën duhej të dallonin saktë ngjyrën e disa fjalëve – për të testuar shpejtësinë e përgjigjes dhe aftësinë për t’u fokusuar në stimujt përkatës, në prani të shpërqendrimeve, dhe e dyta bazuar në një sërë pyetjesh aritmetike, për të testuar kujtesën.

Gjatë valës së të nxehtit, ata që pushonin në ndërtesa me ajër të kondicionuar ishin jo vetëm më të shpejtë për t’u përgjigjur, por edhe më të saktë. Nga ana tjetër, studentët në konviktet pa kondicioner kishin 13,4% më shumë kohë reagimi dhe 13,3% rezultate më të ulëta në testet e mbledhjes dhe zbritjes.

Ata në përgjithësi shënuan më pak në pesë parametra njohës, duke përfshirë përgjigjet e shpejta dhe memorien. Për studiuesit, rënia lidhet me faktorët mjedisorë (të tillë si zhurma për shkak të dritareve të hapura) dhe faktorët fiziologjikë (cilësia e ulët e gjumit për shkak të nxehtësisë, hidratimi i dobët).

Rezultatet e studimit do të duhet të merren parasysh, në një botë të karakterizuar nga efektet e ngrohjes globale dhe ku përdorimi masiv i sistemeve të ajrit të kondicionuar vetëm sa përkeqëson emetimet e gazeve serrë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Kuriozitete

Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

31/12/2025 - 13:43
Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
Kuriozitete

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18/12/2025 - 11:30
Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)
Kuriozitete

Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)

10/12/2025 - 09:42
Policia mbyll Kullën e Londrës, kjo është arsyeja
Kuriozitete

Policia mbyll Kullën e Londrës, kjo është arsyeja

06/12/2025 - 20:36
Një komunë e Zvicrës po eksperimenton shkollën katërditore: Vetëm gjashtë javë pushime për fëmijët
Kuriozitete

Një komunë e Zvicrës po eksperimenton shkollën katërditore: Vetëm gjashtë javë pushime për fëmijët

04/12/2025 - 14:23
FIFA prezanton Çmimin e Paqes: A do të jetë Trump fituesi i parë?
Kuriozitete

FIFA prezanton Çmimin e Paqes: A do të jetë Trump fituesi i parë?

04/12/2025 - 10:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • 87% e votave të numëruara: Këta janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arian Tahiri merr vota më shumë se Bedri Hamza në 5 vendvotime në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë