Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderi 800 mijë euro në Shtime: Dyshime për favorizim, kompania që u ankua u tërhoq papritur

23/10/2025 - 15:27
në Lajme
A A
Tenderi 800 mijë euro në Shtime: Dyshime për favorizim, kompania që u ankua u tërhoq papritur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tender i dyshimtë prej 800 mijë eurosh është dhënë në Komunën e Shtimes. Kontrata u dha për renovimin e një gjimnazi atje. Fillimisht, një kompani, kur u hapën ofertat, kishte ngritur dyshime të forta se në dosje ishin përcaktuar kritere që favorizonin kompani të caktuara. Ndërsa, kur erdhi koha për të marrë vendimin, u vërejt se kishte konkurruar vetëm një kompani, e cila edhe u shpall fituese. Në anën tjetër, operatori që kishte ngritur dyshime për këtë tender u tërhoq nga ankesa dhe nuk dihet pse.

Komuna që udhëhiqet nga Qemajl Aliu i VV-së, më 22.10.2025, dha njoftimin në e-prokurim se është nënshkruar tenderi për “Renovimin e Gjimnazit Naim Frashëri”.

Në vendim thuhet se fitues është konsorciumi TALA ENGINEERING SH.P.K. – Xhemshir Sejdija B.I.

Vlera e kontratës është mbi 797 mijë euro, shkruan Insajderi.

Ndërsa del se kjo kompani ishte e vetmja që ka marrë pjesë në tender.

Tenderi 800 mijë euro në Shtime: Dyshime për favorizim, kompania që u ankua u tërhoq papritur – Insajderi – tala
Por, para se të shpallej fituesi, ishte edhe një operator tjetër që kishte shprehur interesim për të marrë pjesë.

Ankesa në OSHP dhe ‘dorëzimi’

Kompania “TRIANGLE” SH.P.K, pasi kishte parë kriteret, u ankua në OSHP.

Sipas saj, ishin vendosur kritere diskriminuese që kanë favorizuar operatorë të caktuar ekonomikë.

Në dokumentin e ankesës, kompania thotë se Komuna e Shtimes kishte publikuar njoftimin për kontratë më 25 gusht 2025, ndërsa pas shqyrtimit të dosjes së tenderit kishte vërejtur se “autoriteti kontraktues kishte paraqitur kritere që bien ndesh me legjislacionin e prokurimit publik”.

“Ne kemi kërkuar rishqyrtim të vendimit, me të cilin kërkuam që Komuna e Shtimes të pezullojë zbatimin e këtij aktiviteti të prokurimit dhe të ndryshojë kërkesat e dosjes së tenderit në përputhje me ligjin”, thuhet në ankesë.

Sipas kompanisë, edhe pas dokumentimit të shkeljeve me prova, Zyra e Prokurimit të Komunës ka aprovuar vetëm pjesërisht kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi shumicën e kritereve që “nuk janë relevante me natyrën e projektit dhe kufizojnë konkurrencën e lirë”.

Në ankesë përmendet se me këtë veprim Komuna e Shtimes ka shkelur disa nene të Ligjit për Prokurim Publik, përfshirë ato që garantojnë barazinë në trajtim, ekonomicitetin dhe transparencën.

“Autoriteti kontraktues ka vendosur kërkesa jo relevante dhe me efekt avantazhi për operatorë të identifikueshëm, duke eliminuar konkurrencën e lirë”, thuhet në dokument.

Kompania “TRIANGLE” SH.P.K kërkoi nga OSHP-ja që të aprovojë ankesën si të bazuar, të detyrojë Komunën e Shtimes të përmirësojë dosjen e tenderit dhe të garantojë trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë në këtë procedurë.

Por, pavarësisht këtyre akuzave, kjo kompani u dorëzua papritur.

OSHP njoftoi se kompania “TRIANGLE” është tërhequr nga ankesa.

“Aprovohet kërkesa për tërheqjen e ankesës; i lejohet autoritetit kontraktues të vazhdojë tutje me aktivitetin e prokurimit”, thuhet në vendim.

Se pse erdhi kjo tërheqje, nuk dihet.

Historiku i tenderëve tjera të dyshimta ku përfshihen të njëjtat kompani TALA ENGINEERING SH.P.K.; Xhemshir Sejdija B.I.

Më 12 shkurt 2024, Komuna e Shtimes kishte hapur tenderin me vlerë prej 2.5 milionë eurosh për ndërtimin e një objekti të ri.

Shumë kompani morën dosjen e tenderit, ndërsa dy prej tyre menjëherë bënë kërkesë për rishqyrtim, duke pretenduar se janë vendosur kritere të kundërligjshme.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, komuna e Qemajl Aliut i hodhi poshtë ankesat.

Një nga kompanitë më pas paraqiti ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), por befasisht ndodhi e njëjta gjë – u tërhoq nga ankesa, duke lënë dyshime për qëllimet e saj dhe përse ky proces po zhvillohej pa rregull.

Pas tërheqjes së kësaj ankese, Komuna e Shtimes vazhdoi me vlerësimin e tenderit, ku në garë mbetën vetëm tri kompani. Për kontratë u rekomandua grupi i operatorëve ekonomikë: “Xhemshir Sejdija B.I.”, “Tala Engineering Shpk”, “B-Bardhi Shpk” dhe “Civil Eng Shpk”.

Oferta e përzgjedhur për kontratë ishte vetëm 4 mijë euro nën pragun e tenderit, në vlerën e saktë prej 2,495,831.10 euro.


Fituese të tenderëve të tjerë

Kompania e konsorciumit, “Xhemshir Sejdija B.I”, ka qenë e lidhur me kontrata të mëparshme me Komunën e Shtimes, përfshirë një kontratë për mirëmbajtjen e parqeve me vlerë prej 200 mijë eurosh.


Po ashtu, “Tala Engineering Shpk”, siç kishte raportuar Demokracia, ishte një nga kompanitë e përfshira në ndërtimin e objektit të ri, ku ka fituar një kontratë prej 150 mijë eurosh nga Komuna e Shtimes, aty janë evidentuar parregullsi, përfshirë çmimet e fryra për materialet e ndërtimit.

JU REKOMANDOJMË

Ishte me vite në pushtet, tash moralizon Pacolli: Qeveri, ruaje natyrën se po shkatërrohet Kosova!
Lajme

Pacolli deklaratë për çështjen e Aeroportit të Vlorës, akuzon noteren Valbona Selimi dhe Valon Llukën për transfer të paligjshëm të aksioneve

23/10/2025 - 19:18
Totaj për takimin e vitit të kaluar me Kurtin: 70% të kohës më foli për Maqedoni, ai do të humb edhe në Kosovë
Lajme

Totaj: Nuk besoj se do të kemi Qeveri të re

23/10/2025 - 19:09
Nura: LVV po përpiqet të blejë deputetë, PDK s’jep vota për Kurtin
Lajme

Nura: LVV po përpiqet të blejë deputetë, PDK s’jep vota për Kurtin

23/10/2025 - 18:46
Presidentja Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
Lajme

Shtete të reja brenda BE’së pa veto dhe heqja e kësaj të drejte brenda Këshillit, Osmani thotë se mbështet propozimin

23/10/2025 - 18:36
‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
Kryesore

Baraliu: Kushtetuesja duhet ta refuzojë pa vonesa kërkesën e Listës Serbe, ndryshe ka pasoja të pariparueshme për shtetin

23/10/2025 - 18:06
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis
Kryesore

Çitaku thotë se PDK nuk provon të krijojë Qeveri nëse Kurti dështon: Vonë, zgjedhjet janë të pashmangshme

23/10/2025 - 17:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Zhvillime dramatike: Ky deputet thotë se ka arritur dakordancë me Kurtin, do ta votojë qeverinë e re

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga kryetar i AKR-së, ushtrues detyre emërohet Vesel Makolli!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Djali i heroit Afrim Bunjaku ishte punësuar nga Ferit Idrizi, ndonëse asnjë nga familjarët e tij nuk janë punësuar nga Qeveria Kurti

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nisin ankesat për faturat e rrymës teksa dimri afron, Miftaraj: Kur e pashë çminin, mendova që jam pronar biznesi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë