Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tentativë për t’u koordinuar me njerëzit e Trump? Krejt çka u pa nga vizita e parë e Emisarit të BE’së për dialogun në SHBA

11/07/2025 - 17:19
në Lajme
A A
Tentativë për t’u koordinuar me njerëzit e Trump? Krejt çka u pa nga vizita e parë e Emisarit të BE’së për dialogun në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas gati gjashtë muajsh në rolin e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ende s’ka bërë publike ndonjë kontakt të tij me zyrtarë nga Administrata Trump në Washington. Derisa Kosova ende po zvarritet me krijimin e institucioneve të reja dhe Serbia s’po gjen rehati nga protestat e studentëve atje, Sorensen shfrytëzoi kohën për të zhvilluar disa takime përgatitore nëpër Europë. Sidoqoftë, së fundi ai kaloi Atlantikun për vizitë në SHBA, por për asnjë aktivitet deri më tani s’njoftoi.

Alma Baxhaku

Diplomati danez Peter Sorensen gjendet për vizitë në SHBA. Për këtë s’lajmëroi ai vetë, por një kolege e tij. Ambasadorja e BE-së në SHBA, Jovita Neliupšienė, më 7 korrik njoftoi se kishte qenë nikoqire e Sorensenit dhe ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor, duke publikuar një fotografi të takimit ku ndërmjetësi europian u pa në mes të ambasadorit kosovar Ilir Dugolli dhe atij serb, Dragan Sutanovac.

Ambasadorja Neliupšienė tha se në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi dhe shtoi se uniteti për këtë rajon është çelësi për të ecur përpara.

Vetë Sorensen s’bëri asnjë postim nga vizita atje në llogarinë e tij zyrtare në X.

Megjithatë, ky takim s’ishte i vetmi angazhim i Sorensen që u bë publik.

Sorensen ishte mysafir i një paneli të Këshillit të Atlantikut, një think tank me seli në Washington D.C., i cili fokusohet në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në sigurinë transatlantike, politikat ekonomike globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Aty ai kishte folur për rajonin e dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Ishim të kënaqur që sot pritëm Përfaqësuesin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për një diskutim mbi rrugën përpara për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizim Kosovë-Serbi”, njoftoi Këshilli në X.

As Këshilli i Atlantikut (Atlantic Council) s’publikoi më shumë.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në zyrën e Sorensen në Bruksel për agjendën e tij në SHBA, por s’kanë kthyer përgjigje.

Vizita e tij në SHBA erdhi në kohën kur një e tillë u paralajmërua nga Departamenti Amerikan se ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në X. Për agjendën e tij. Se me kë do të ketë takime, ende s’ka detaje.

Nuk dihet nëse Sorensen potencialisht mund të ketë zhvilluar takim me Hanrahan apo me ndonjë zyrtar tjetër nga Administrata në SHBA. Vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke përsëritur në vazhdimësi se kohëve të fundit ka ndalur një konflikt Kosovë-Serbi, më saktë një sulm nga Beogradi ndaj Kosovës. Presidentja Osmani tha se deklarata të tilla janë kredibile.

Por, para se Hanrahan të vijë në Kosovë, në vendin e tij e kishte pritur në takim presidenten Vjosa Osmani.

Kjo e fundit kishte thënë se Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.

Përfshirja sa më e madhe e SHBA-së në dialogun e ndërmjetësuar të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një kërkesë konstante nga pala kosovare.

BE dhe SHBA bashkëpunuan ngushtë për këtë proces, por ky vit erdhi me ndryshime të udhëheqësisë në dy kryeqytetet. Megjithëse, në Bruksel vazhdon të jetë shefe e Unionit Ursula von der Leyen, në Washington Administrata e re e Trump solli një ndryshim radikal të qasjes së saj ndaj Europës. Për Kosovën dhe Ballkanin ende s’është e qartë se si do të jetë angazhimi amerikan, sidomos mbi procesin e dialogut.

Në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Trump, i dërguari presidencial i SHBA-së, Richard Grenell, nisi një dialog paralel me Kosovën dhe Serbinë, i cili kulmoi me një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ngjashëm si ato të Brukselit, nuk u zbatua fort.

Një skenar i ngjashëm u paralajmërua se mund të shpaloset përsëri dhe Sorensenit iu rekomandua të jetë i përgatitur për të ruajtur udhëheqjen e BE-së në proces.

Sidoqoftë, ish-emisari, Miroslav Lajçak, që ishte shpesh në kontakt me amerikanët kur udhëhiqnin demokratët e Biden, ia la një porosi për marrëdhënie të mira me SHBA-në.

“Është e rëndësishme të vendosen kontakte në nivelet e BE-së dhe SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një marrëveshje për një qasje të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor, ku BE-ja duhet të udhëheqë, për arsye objektive, por të jetë në gjendje të mbështetet në mbështetjen dhe mirëkuptimin e Amerikës”, kishte thënë Lajçak.

JU REKOMANDOJMË

Rrëfimi i motrës së Bedri Rexhepit: ‘Vëllait ia morën jetën njerëzit që i ushqeu’
Lajme

Rrëfimi i motrës së Bedri Rexhepit: ‘Vëllait ia morën jetën njerëzit që i ushqeu’

11/07/2025 - 21:39
Dreshaj: Për të arritur paqe të qëndrueshme Kosovë-Serbi, Kisha duhet t’i dëshmojnë popullit serb se ‘Kosova nuk është djepi i serbi’zmit’
Lajme

Dreshaj: Për të arritur paqe të qëndrueshme Kosovë-Serbi, Kisha duhet t’i dëshmojnë popullit serb se ‘Kosova nuk është djepi i serbi’zmit’

11/07/2025 - 21:27
La futbollin në Itali dhe investoi në Theth: Besova në premtimet e Ramës, tani po më shem’bin shtëpinë dhe ëndrrat!
Lajme

La futbollin në Itali dhe investoi në Theth: Besova në premtimet e Ramës, tani po më shem’bin shtëpinë dhe ëndrrat!

11/07/2025 - 21:21
Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë
Lajme

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

11/07/2025 - 21:07
Trump tha se parandaloi Serbinë, Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment, sugjeron të pyeten SHBA dhe Kosova
Lajme

Trump tha se parandaloi Serbinë, Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment, sugjeron të pyeten SHBA dhe Kosova

11/07/2025 - 20:59
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë
Lajme

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë

11/07/2025 - 20:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë