Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tentim plaçkitja në Breg të Diellit: Çka u sekuestrua në vendin e ngjarjes?

25/11/2025 - 09:24
në Lajme
A A
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, plaçkitet furgoni që transportonte para (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën rreth orës 13:58 në rrugën “Xheladin Hana” në kryeqytet, ku dy persona të maskuar kanë provuar të sulmojnë një automjet për transportimin e parave.

Sipas informatave zyrtare, të dyshuarit kanë qenë të armatosur me armë zjarri dhe kanë tentuar të realizojnë grabitjen, por pa arritur të marrin ndonjë shumë parash.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një predhë të armës së zjarrit, e cila dyshohet se është shkrepur gjatë tentimit për plaçkitje.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet e rendit, ndërsa prokurori i shtetit është njoftuar dhe ka autorizuar veprimet e mëtejshme hetimore.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala kishte konfirmuar për redaksinë se të dyshuarit ishin ende në arrati.

“Në lagjen Bregu i Diellit ka ndodhur një grabitje në tentativë, dhe kryerësit e veprës janë ende në arrati. Prokurori i shtetit, së bashku me njësi të tjera relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Grabitje në tentativë” në bazë të nenit 317 lidhur me nenin 28, si dhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së. Për çdo zhvillim të ri do të njoftojmë në kohë”, njoftoi Prokuroria.

Rasti ishte konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Ai kishte bërë të ditur se fatmirësisht, si pasojë e të shtënave me armë, nuk kishte persona të lënduar.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”.

“Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.

JU REKOMANDOJMË

Macron kërkon rritje të presionit ndaj “flotës në hije” të Rusisë
Lajme

Macron: Evropianët janë të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

25/11/2025 - 10:19
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Kryesore

“Do të duhet një kompromis i madh”, analisti: Hamza ose Abdixhiku do të jetë kryeministër

25/11/2025 - 09:57
Kapet drogë në Merdarë
Lajme

Kapen mallra që kalojnë vlerën e 10 mijë eurove në Merdarë

25/11/2025 - 09:11
‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
Kryesore

Abazi: Përgjegjësinë kryesore për situatën aktuale politike e mban vetë LVV-ja

25/11/2025 - 08:55
Këta janë folësit e protestës së sotme në Tiranë
Lajme

Sot në në Gjakovë protestohet në përkrahje të çlirimtarëve

25/11/2025 - 08:40
A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
Lajme

Hasani: Kurti me 48 deputetë s’bëri qeveri, kurse Thaçi e bëri me 32

25/11/2025 - 08:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Bekim Feka – qytetarit që e incizoi punëtorin pa masa sigurie: “A kur te she njeri qe inqizon direkt e ta q…. nanen tull kry…”

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Publikohet përgjigja e Kurtit për RTK-në

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit pas fjalëve të Bedri Hamzës për të

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • I la në ‘lloç’ Pacollin e Haradinajn, Hamza i ofron ‘strehë’ politike Shkumbin Demaliajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë