Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë tentuar të vënë flakën një restoranti në Reçan të Prizrenit.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërkohë që, në afërsi të restorantit është gjetur edhe një mjet shpërthyes me fitil ndezës dhe eksploziv.
Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese (IEDD) ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale.
Po ashtu, dyshohet se dy javë më parë, të njëjtët persona kanë tentuar të vënë flakën po këtij restoranti.
Rasti është duke u hetuar.
“Reçan, Prizren / 20.12.2025 – 00:30-03:15. Policia është njoftuar se persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën një restorani. Po ashtu në afërsi të restorantit është gjetur një mjet shpërthyes i cili kishte një fitil ndezës dhe eksploziv. Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese IEDD ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale. Dyshohet se edhe para një jave persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën restorantit në fjalë. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.















