Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi tentuan të korruptojnë zyrtarët policorë.
Të dy ata janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
PKK Vermicë 16.05.2025-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
PKK Vermicë 16.05.2025-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti i ka ofruar 1000 lekë zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.