Bajrami në Adresa ka sqaruar se përkatësia “shia” nuk duhet kuptuar thjesht si kundërvënie ndaj “sunni”, ndërsa ka shtuar se termi “sunni” në kontekstin e sotëm shpesh lidhet edhe me qëndrime politike, përtej dimensionit tradicional fetar.
Ai theksoi se, ndonëse ai vetë dhe familja e tij prej shekujsh i përkasin traditës sunnite, nuk identifikohet me qëndrime armiqësore ndaj shiitëve. Po ashtu, ai nënvizoi se nuk mbështet as qasjet e atyre shiitëve që shfaqin armiqësi ndaj sunnitëve.
“Jam sunni në kuptimin tradicional, por nuk jam pjesë e asnjë kategorie që ushqen armiqësi ndërmjet besimtarëve,” ka deklaruar Bajrami.












