Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa prej komenteve që kishte bërë më parë në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të fundit, miliarderi pranoi:
“Pendohem për disa nga postimet e mia për Trumpin. E teprova”.
Një nga postimet më të diskutueshme kishte të bënte me pretendimin se emri i Trumpit ndodhej në listën e lidhur me Jeffrey Epsteinin – një publikim që më pas u fshi nga vetë Musk.
Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Musk dhe Trump ishin rritur ndjeshëm, por duket se kreu i X-it (ish-Twitter) po kërkon t’i ulë tonet dhe të shmangë përshkallëzimin e përplasjes publike.
