Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit

05/06/2025 - 12:34
në Lajme
A A
Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka uruar besimtarët për Festën e Kurban Bajramit. Ai u ka bërë thirrje për më shumë mirësi mes tyre.

Në urimin e tij tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël, Tërnava tha se Kurban Bajrami është festë fetare, por bart edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare.

“Kurban Bajrami është përkujtim i sakrificës profetike të Ibrahimit a.s., i cili ishte i gatshëm që ta flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të Madhërishëm, dhe i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufij dhe as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin më të lartë pikërisht në dorëzimin e plotë ndaj vullnetit hyjnor të Zotit xh.sh.. Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, ka deklaruar Tërnava.

Tërnava ka deklaruar se kjo festë forcon ndjenjën e bashkësisë dhe vëllazërisë, e që thotë se është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe një shtet të qëndrueshëm.

“Në ditën e Bajramit, le t’i hapim dyert e zemrës, jo vetëm për të afërmit, por edhe për nevojtarët, të vetmuarit dhe të harruarit. Në këtë ditë të bekuar le t’i falim të tjerët ashtu siç dëshirojmë që të na falë Zoti ne. Le të përqafojmë, ashtu siç shpresojmë që të na përqafojë mëshira dhe falja e Zotit të Madhërishëm. Le të jetë kjo festë një thirrje për më shumë mirësi ndër ne, për bashkim rreth vlerave që na mbajtën gjallë ndër shekuj, siç janë: besimi, dinjiteti, drejtësia dhe solidariteti. Le ta shndërrojmë besimin në vepër, fjalën në shërbim, kujtimin në përgjegjësi, për të falur, për t’i afruar zemrat dhe për t’i përforcuar familjet dhe shoqërinë me dashuri, mëshirë, paqe dhe drejtësi. Kjo ngase, Zoti i Madhërishëm nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ai popull të mos ta ndryshojë vetveten.

Festa e Kurban Bajramit, thotë ai karakterizohet me therjen e kubanit dhe kryerjen e haxhillëkut.

“Sot, kur miliona besimtarë janë në tokën e shenjtë të Mekës dhe ku do ta kalojnë këtë ditë në rrafshnaltën e Arafatit, e në mesin e tyre gjenden edhe haxhilerët nga Kosova, të cilët janë duke e përjetuar haxhin – udhëtimin e jetës me lutjet e tyre drejtuar Krijuesit për falje gabimesh, shëndet dhe mirëqenie për familjet e tyre, për popullin tonë dhe siguri për vatanin tonë. Në përmbushjen e kësaj thirrje hyjnore që zë fill që nga koha e Ibrahimit a.s., i cili na e kujton rrugëtimin e shpirtit në kërkim të pastrimit, përuljes dhe bashkimit me të gjithë myslimanët e botës në një akt universal adhurimi dhe barazie. Çdo hap i bërë në tokën e shenjtë, çdo lutje në Arafat, është një thirrje për mëshirë dhe një betim për një jetë të ndershme, në shërbim të së drejtës dhe drejtësisë”, ka deklaruar Tërnava.

JU REKOMANDOJMË

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

06/06/2025 - 15:51
Nxehet termometri, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë
Lajme

Nxehet termometri, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë

06/06/2025 - 15:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1467 Shpërndaje
    Shpërndaje 587 Tweet 367
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë