Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: KQZ-ja duhet urgjentisht të rrisë kapacitetet

13/02/2025 - 20:32
në Kryesore, Lajme
A A
“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: KQZ-ja duhet urgjentisht të rrisë kapacitetet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësim për ritmin e ngadaltë të numërimit të votave.

Ai në “Facebook” ka shkruar se nëse vazhdohet me këtë ritëm, mund të duhen deri tre javë për të përmbyllur numërimin e të gjitha votave.

“Deri mbrëmë në mesnatë, 18 qendrat komunale të numërimit, paskan arritur të numërojnë vetëm 114 vendvotime. Një tavoline po i duhen mesatarisht 8 orë për numërim të një kutie”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, procesi është shpesh kaotik, për shkak të disa faktorëve, si problemet me internetin, tensionet mes vëzhguesve dhe komisionerëve, mospërputhjet në të dhëna, si dhe stafi i pamjaftueshëm dhe i pa trajnuar siç duhet.

“Në përgjithësi, procesi i numërimit në qendra është shpesh kaotik, për shkak të:

• Problemeve të vazhdueshme me internetin;

• Tensioneve mes vëzhguesve dhe komisionerëve;

• Mospërputhjeve të shpeshta në të dhëna;

• Stafit zgjedhor të trajnuar dobët, që shpesh ngec për shkak të mungesës së udhëzimeve për rastet e mospërputhjeve;

• Procedurës së pranimit të materialeve dhe formularëve në sistem, e cila po zgjat deri në një orë”, ka shtuar Cakolli.

Nëse ky ritëm vazhdon, Cakolli vlerëson se mund të duhen deri në tre javë për të përfunduar numërimi i të gjitha votave, që do të thotë se rezultatet përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët nuk do të jenë të disponueshme përpara fillimit të marsit.

“Me këtë ritëm, edhe sikur 20 qendrat e tjera të fillonin punë nesër—e që nuk pritet të ndodhë—do të duhen rreth 3 javë që ky proces të përmbyllet. Pra, rezultati i plotë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre nuk do të dihet para fillimit të marsit.

Për KQZ-në, e vetmja gjë që duket se ka rëndësi është përmbyllja e procesit, pa marrë parasysh vonesat. Shembulli më i qartë i kësaj neglizhence dhe mungese përgjegjësie është arsyetimi zyrtar se në disa qendra numërimi ende nuk ka nisur për shkak të moslidhjes së kamerave me ekranet! Derisa një vend i tërë pret rezultatet, procesi zvarritet për një teknikalitet të tillë absurd.

KQZ-ja duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi, të rrisë kapacitetet dhe të garantojë më shumë transparencë. Në anën tjetër, subjektet politike duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë. Ndryshimet sistemore nuk mund të bëhen pa një analizë të thelluar paraprake. Kosova duhet t’i kthehet numërimit të të gjitha votave në vendvotime, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare”, ka përfunduar Cakolli.

JU REKOMANDOJMË

Rodriguez premton lirime të reja të të burgosurve dhe zhvillon bisedë telefonike me Trump
Lajme

Rodriguez premton lirime të reja të të burgosurve dhe zhvillon bisedë telefonike me Trump

15/01/2026 - 10:38
Abdixhiku: Drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet
Lajme

Abdixhiku: Drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet

15/01/2026 - 10:31
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi vizita të rëndësishme
Kryesore

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi vizita të rëndësishme

15/01/2026 - 10:24
BE: Qeveria në ardhje të zbatojë të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi pa vonesa e parakushte
Kryesore

BE: Qeveria në ardhje të zbatojë të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi pa vonesa e parakushte

15/01/2026 - 10:22
Haradinaj nga Reçaku: Gjykohen udhëheqësit e UÇK-së e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet në Kosovë
Lajme

Haradinaj nga Reçaku: Gjykohen udhëheqësit e UÇK-së e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet në Kosovë

15/01/2026 - 10:18
Hamza në Reçak: Falë tyre sot gëzojmë lirinë e Kosovës
Lajme

Hamza në Reçak: Falë tyre sot gëzojmë lirinë e Kosovës

15/01/2026 - 10:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    299 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Jusuf Azemi me një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë