Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tetë qëndrimet që Albin Kurti i shkeli me të dyja këmbët

04/04/2026 - 22:48
në Kryesore, Lajme
A A
Tetë qëndrimet që Albin Kurti i shkeli me të dyja këmbët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vijim do t’ua rikujtojmë disa nga qendrimet e Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte opozitar. Por, siç duket, pushteti për të është aq i ëmbël sa e bëri që t’i hajë fjalët e veta një nga një dhe të shndërrohet në një person që nuk ka shumë lidhje me Albinin e atëhershëm.

Ju kujtohet koha kur Kurti dhe vartësit e tij nuk e respektuan himnin e Kosovës? Madje, as nuk lëviznin nga vendi kur intonohej. Eskalimi ishte deri në atë nivel sa edhe flamuri konsiderohej vetëm si “lara-lara”.

Por të marten e kësaj jave dhe jo vetëm, ai bënte tifo për futbollistët e kombëtares që luanin për këtë flamur, flamur që dikur për Kurtin nuk përfaqësonte simbolin e shtetit.

“Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare”, thoshte Kurti si opozitar.
Sot, çdo udhëtim i tij bëhet me xhipa të shtrenjta, dhe çdo hap ruhet nga mbrojtja e afërt.

“Familjarët janë për dasma, jo për institucione”, thoshte Kurti para se të vinte në pushtet.

Por sot, shumë familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes punojnë në punë të shtetit.
Për shembull: axha i Glauk Konjufcës, Rabiti, u punësua në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ish-zëvendësministrit Besnik Bislimit iu emëru nipi si këshilltar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Ndërkaq, daja Besnik, duke u munduar të distancohet nga punësimi i nipit Gzim, tha: “ndoshta s’e kam parë atë që 50 vjet”. Suljota, motra e ish-ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, u punësua në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Samiu, vëllai i ish-deputetit Fitim Uka, u bë këshilltar i ministrit Arben Vitia.

Mimosa Kusari-Lila, njëra ndër bashkëpunëtoret e ngushta të Kurtit dhe Vetëvendosjes, tashmë ka pozita të rëndësishme, ndonëse dikur cilësohej populiste dhe patetike.

Disa nga deputetët e Vetëvendosjes që ishin pjesë e Kuvendit, deklaruan se posedojnë pasuri në vlerë 5-6 shifrore. Kurti nuk u bëri përshtypje këto pasuri, ndonëse dikur thoshte:
“Përveçse është shumë më e rëndësishme se çfarë deputetësh janë ata se sa prej nga vijnë, thelbësore është se nga çfarë shtresash shoqërore vijnë deputetët-p.sh. të varfrit s’janë fare të përfaqësuar, kurse klasa e mesme është pak e përfaqësuar në Kuvendin 

 

Isa Mustafa ishte “super-kriminel” sipas Kurtit pasi kishte shkelur Kushtetutën.
Por më pas u bë “profesor i nderuar” në kuadër të bashkëpunimit qeveritar, nga 3 shkurt deri më 25 mars 2020.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Kurti premtoi ulje të çmimit të rrymës, duke e konsideruar të lartë. Por që atëherë, çmimi i energjisë elektrike u rrit disa herë.

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për manipulim në raportimin e normës në Trepçë

Dyshime për manipulim në raportimin e normës në Trepçë
04/04/2026 - 22:56

Një komision vlerësues i normës së shpimit në minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë gjeti se për tetë muaj xehetarët dhe ndihmës-xehetarët raportuan më shumë metrazh të shpimit...

Më shumëDetails

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës
04/04/2026 - 22:30

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Me këtë rrugë, Haradinaj liderit shpirtëror të tyre ia ka kërkuar njohjen e Vatikanit për...

Më shumëDetails

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim
04/04/2026 - 22:21

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka qenë sot prezent në ndeshjen e Hoffenheimit, aty ku po shkëlqen treshja e “Dardanëve”, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian...

Më shumëDetails

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit
04/04/2026 - 21:29

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu pas përfundimit të mandatit të Osmanit- ‘Ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet’

Prindon Sadriu pas përfundimit të mandatit të Osmanit- ‘Ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet’
04/04/2026 - 21:14

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, reagoi përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani. Ai i quajti pesë vite historie të udhëheqjes së...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, brenda afateve kushtetuese

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, brenda afateve kushtetuese
04/04/2026 - 21:08

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të vendit, pasi presidentes së deritanishme, Vjosa Osmani, i skadoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë