Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturën e tij zyrtare si donacion për Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së.
Ky veprim nga kryetari i Obiliqit është për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Vendimi për dhurimin e veturës është miratuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit me 19 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.












