Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thaçi nuk u lejua ta vizitojë babanë, Gjykata Speciale: Kërkesa u dërgua më 28 janar, rrethanat ishin tjera

07/02/2025 - 16:50
në Kryesore, Lajme
A A
Thaçi nuk u lejua ta vizitojë babanë, Gjykata Speciale: Kërkesa u dërgua më 28 janar, rrethanat ishin tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë dalur me një sqarim, lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për ta vizituar babanë e tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, ka bërë të ditur se kërkesa është refuzuar nga gjyqtarët.

Gjykata Speciale në një përgjigje për Nacionalen, ka sqaruar se kërkesa e Thaçit ishte bërë më 28 janar dhe rrethanat atëherë, kanë qenë të ndryshme.

“Në momentin kur kërkesat e Z. Thaçi u bënë më 28 janar, gati dy javë më parë, siç pasqyrohet në kërkesa, rrethanat e babait të Z. Thaçi ishin të ndryshme nga ato që raportohen në media sot”, thuhet në fillim të përgjigjes për Nacionalen.

Dhomat e Specializuara kanë arsyetuar këtë vendim, duke shtuar se gjyqtarët kanë vendosur bazuar në informatat që u janë prezantuar.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që personat e ndaluar të bëjnë kërkesa për vizita në Kosovë, kur ekzistojnë arsye humanitare të rëndësishme. Gjykatësit përkatës vendosin për këto kërkesa, bazuar në informacionet që jepen në momentin që bëhet kërkesa”, thuhet në përgjigje.

Specialja ka treguar se deri më tash ka mundësuar 12 vizita humanitare në Kosovë.

“Deri tani, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë mundësuar 12 vizita në Kosovë për arsye humanitare të rëndësishme, përfshirë dy vizita të Z. Thaçi”, thuhet më tutje.

Refuzimi i vizitës

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë refuzuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë.

Kjo pasi babai i Thaçit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është i shtrirë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiq.

Ai ka shkruar se gjyqtarët e kanë refuzuar kërkesën për vizitë.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq në rrjete sociale.

Thaçi kishte qenë kohë më parë në Kosovë për ta vizituar babain që edhe atëherë ishte në gjendje jo të mire shëndetësore.

Në anën tjetër, Gjykata Speciale ia kishte vonuar kërkesën për të ardhur në Kosovë edhe Nasim Haradinajt, pasi i kishte vdekur vëllai.

Nuk dihen arsyet pse u refuzua kjo kërkesë për Hashim Thaçin.

Kujtojmë se Thaçit së fundmi i është ngritur edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Rama ftohet nga Trumpi në “Bordin e Paqes” për Gazën
Lajme

Rama ftohet nga Trumpi në “Bordin e Paqes” për Gazën

17/01/2026 - 18:16
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime
Kryesore

“Shkarkim e përgjegjësi për të gjithë manipuluesit e votës”

17/01/2026 - 17:33
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime
Kryesore

Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

17/01/2026 - 16:56
Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, nis fushata në pikat kufitare dhe në Aeroport
Lajme

Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, nis fushata në pikat kufitare dhe në Aeroport

17/01/2026 - 16:38
Reuters: Bisedimet e SHBA-së me ministrin e Brendshëm të Venezuelës, Cabello, filluan muaj para kapjes së Maduros
Lajme

Reuters: Bisedimet e SHBA-së me ministrin e Brendshëm të Venezuelës, Cabello, filluan muaj para kapjes së Maduros

17/01/2026 - 16:29
Rinumërimi i votave: Kurti dhe Haradinaj bien në vota, rritje për Hamzën dhe Abdixhikun
Lajme

Rinumërimi i votave: Kurti dhe Haradinaj bien në vota, rritje për Hamzën dhe Abdixhikun

17/01/2026 - 16:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    325 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 81
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë