Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali: Basha kishte marrë falënderime për punën si asistent nga bashkautorja e hulumtimit kundër UÇK-së

29/08/2025 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Thellohet skandali: Basha kishte marrë falënderime për punën si asistent nga bashkautorja e hulumtimit kundër UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jana Arsovska, autorja e disa shkrimeve kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kishte falënderuar kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Dimal Bashën, për punën e tij si asistent kërkimor në hulumtimin “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta”, ku UÇK-ja lidhej me bandat kriminale e ato të drogës.

Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay” dhe autore e artikullit të vitit 2012 “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Ndërkombëtar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Pahijshme”, e kishte falënderuar Dimal Bashën për kërkimet e tij lidhur me të dhënat për këtë artikull.

Në fund të këtij artikulli, ku UÇK-ja lidhej me bandat kriminale e ato të drogës, autorja Arsovska e kishte falënderuar Bashën për punën e tij.

“Gjithashtu dua të falënderojë edhe asistentët kërkimorë dhe ish-studentët Michael Temple, Irini Gjoka, Adriana Michilli, Dimal Basha, Jeff Walden….”, shkruhet në artikullin e Arsovaskas.

Në artikullin e lartëcituar, Basha e Arsovska kishin shkruar se si në fillim të viteve ’90, lidershipi shqiptar në Kosovë kishte themeluar institucionet paralele në shëndetësi dhe arsim.

“Me qëllim që UÇK-ja të armatosej, duhej sasi e madhe e parave. UÇK-ja nuk përkrahej zyrtarisht nga ndonjë shtet dhe duhej të varej nga burimet alternative. Sipas rasteve të hulumtuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarët e zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin nëpër Evropën Perëndimore dhe SHBA. Kjo përkrahje nuk ishte kufizuar vetëm në para, por trafikantët e drogës dërguan edhe burra të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe po blinin armë në emër të saj”, thuhej më tej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.

“Për lidhjet mes UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet në mënyrë sasiore, ka raste gjyqësore në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Republikën Çeke që sugjerojnë për lidhje mes trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, thuhej më tej në “hulumtimin” e tani kryeparlamentarit.

Gjithashtu, Basha në hulumtimin e tij, duke cituar intervista të policëve belgë, kishte shkruar se në Belgjikë, bosi i “Mafisë shqiptare” VH, kishte lënë plumba te dyert e shtëpive nga diaspora shqiptare për t’ua përkujtuar për taksat “vullnetare” që duhej të paguanin për të përkrahur qeverinë në hije dhe UÇK-në në fakt nuk ishin vullnetare. Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi që sigurohej nga banditët patriotë që operonin përtej kufijve”, kishte shkruar ai.

Basha në këtë hulumtim e implikon edhe Xhavit Halitin me krimin e organizuar.

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, “u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, thuhej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.

Vetë Basha kishte mohuar bashkautorësinë në këtë artikull. Ai kishte thënë se kishte marrë pjesë vetëm në kapitullin 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën.

Sikurse Basha njëjtë kishte deklaruar edhe vetë autorja Jana Arsovska, teksa deklarimet e tyre sot i ka mbështetur edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Basha është kritikuar ashpër për gjuhën skandaloze të përdorur kundër UÇK-së në artikullin ku ai është bashkautor, ndërsa është kërkuar edhe shkarkimi i tij nga pozita e kryeparlamentarit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Sakrifica e solidariteti gjenden në thelbin e muajit të Ramazanit

Kurti: Sakrifica e solidariteti gjenden në thelbin e muajit të Ramazanit
15/03/2026 - 19:17

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të bashkësisë Islame të Kosovës në krye me myftiun Naim Tërnava.Kreu i qeverisë ka falënderuar kreun e Bashkësisë Islame...

Më shumëDetails

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin
15/03/2026 - 18:55

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën ligjore të Kosovës pas takimit të djeshëm me të dërguarin e BE-së për...

Më shumëDetails

Arrestohet një peshkatar te Liqeni i Badovcit, kërcënoi rojën me armë

Arrestohet një peshkatar te Liqeni i Badovcit, kërcënoi rojën me armë
15/03/2026 - 18:33

Sot gjatë kontrollit të rregullt nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, është hasur një person duke peshkuar i cili kishte me vete një armë në brez....

Më shumëDetails

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend
15/03/2026 - 18:12

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të bashkësisë Islame të Kosovës në krye me myftiun Naim Tërnava. Kreu i qeverisë ka falënderuar kreun e Bashkësisë...

Më shumëDetails

Zotëria i parë, Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëria i parë, Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 17:43

Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës,...

Më shumëDetails

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe
15/03/2026 - 17:12

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe në një lokal. Kjo video e tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë