Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi

04/07/2025 - 18:15
në Lajme
A A
Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhivillimit Rajonal, Fikrim Damkës, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Damka dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro. Ai akuzohet se nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

Në vitin 2022-të, u raportua se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla dhe zëvendës ministrja e kësaj ministrie, Liza Gashi së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën kishin nënshkruar një memorandum me Caritas-in zviceran dhe organizatën “GERMIN”.

Në memorandumin e nënshkruar me Caritas-in zviceran, në bazë të të cilës buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro, figuron edhe organizata “GERMIN”, si organizatë partnere e MPJ-së, të cilën zotohet se do ta mbështesë.

“MPJD do të mbështesë CACH dhe organizatën e saj partnere GERMIN në vendosjen e kontakteve me diasporën e Kosovës në vendet e synuara. Për më tepër, ajo do të ofrojë mbështetjen dhe ekspertizën e saj institucionale për të përmirësuar aplikacionin Helpdesk për diasporën”, thuhet në këtë memorandum, kishte raportuar Demokracia.com,.

Memorandumi ishte nënshkruar më 16 gusht 2021, nga ana e ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës dhe përfaqësuesve të Caritasit zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk kishte autorizim ligjor, por është e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, mbi të gjitha të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar kritereve për të cilat shteti e ka vlerësuar si interes në atë shpallje.

Organizatën “GERMIN” e kishte udhëhequr Liza Gashi, deri sa u emërua zëvendësministre.

Kurse, ky “Memorandum Bashkëpunimi”, nga dy ministrat e qeverisë Kurti ishte iniciuar dhe trajtuar sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, me qëllimin që të trajtohet si “Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërinstitucional”.

Marrëveshje të tilla mund të lidhin ministritë vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh
Kryesore

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

04/07/2025 - 23:13
Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë
Lajme

Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë

04/07/2025 - 23:03
Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit
Lajme

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

04/07/2025 - 22:50
Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump
Lajme

Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump

04/07/2025 - 22:48
‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti
Lajme

‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti

04/07/2025 - 22:39
Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

04/07/2025 - 22:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë