Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Themelimi i TMK-së, Covey tregon si kundërshtonte New Yorku: Iu desh kohë ta kuptonin që ishte veprim shumë i zgjuar

02/10/2025 - 10:50
në Lajme
A A
Themelimi i TMK-së, Covey tregon si kundërshtonte New Yorku: Iu desh kohë ta kuptonin që ishte veprim shumë i zgjuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, në Hagë po vazhdon dëshminë e tij në ditën e tretë me radhë ish-zëvendësi i Bernard Kuchner-it, Jock Colvey.

Gjatë dëshmisë së tij, nga avokati i Hashim Thaçit, ai u pyet në lidhje me TMK-në dhe udhëheqjen e saj, për çka tha se TMK-në atë kohë e udhëhiqte gjenerali Agim Çeku, që tha se ishte komandant i UÇK-së.

“Teknikisht ishte ende e paorganizuar, ishte në krijim e sipër TMK-ja. Gjenerali Çeku kur i bëra pak presion që të ndërmerrte disa veprime, ma rikujtoi këtë gjë që ishte në formim e sipër TMK-ja, por në atë pikë Thaçi nuk kishte asnjë lloj roli në TMK dhe për këtë aktivitet nuk donin t’i jepnim atij përshtypjen që ne besonim se ai kishte rol në lidhje me TMK-në. Kjo nuk ka lidhje me influencën ndaj ish anëtarëve të UÇK-së. I kemi diskutuar këtë temë më vete, ky ishte një formalitet në vete. Ndonëse New Yorku priste që ne ti përcillnim të njëjtën porosi të këtyre udhëheqësve, por ne e kishim të qartë që New Yorku ishte shumë kundër TMK-së. Iu desh shumë kohë në fakt, që ata të kuptonin se ky ishte veprim me shumë mënd, shumë i zgjuar. Ne menduam se nuk ishte me vend që t’u përcillnim të njëjtën porosi si Çekut si Thaçit”, ka thënë Covey.

Ai u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të tij për një raport javor, të lëshuar më 20 shtator të vitit 1999.

Në atë dokument, tek komenti thuhej: “Përfundimi i marrëveshjes angazhuese na qon në dy dilema. së pari, personat lokal të asociuar me Qeverinë e Përkohshme kanë filluar të jenë gjithnjë e më të egër. Me sa duket, në mbështetjen e Hashim Thaçit përmes deklaratave për shtyp, nga selia e OKB-së në New York. Nga ana tjetër, disa persona në Prizren duket se janë të përgatitur të dalin publikisht për të kundërshtuar, të bëjnë të qarta kundërshtimet e tyre sa i përket komitetit politik me represion dhe terror kundër ish kolaboracionistëve, gjithmonë të akuzuar por që asnjëherë nuk është vërtetuar se kanë qenë pjesë e regjimit jugosllav”, ka cituar avokati Misetiq.

Ai pyeti Covey nëse i kujtohej që e kishin informuar për këto zhvillime në komuna atë kohë.

“Përmenda pak më herët, përpjekjet në përgjithësi që janë bërë për të zbatuar, realizuar misionin. Paradoksi është ky, ne na thanë që ka ndodhur akte të shëmtuara në terren dhe ekzistonte edhe dëshira në misionin tonë që ne t’i kundërpërgjigjeshim menjëherë në mënyrë vendimtare, të silleshim sikur të ishim një stacion zjarrfikëse për të fikur zjarret. Ne nuk i kishim burimet për ta bërë këtë, dhe në të njëjtën kohë ne e dinim që deri në momentin kur i merrnim burimet nuk kishim mundësi që t’ia demonostronim këtij populli që po ia vilni frytet paqes, dhe se do të duhej të ndiqnin rrugën që iu tregonte UNMIK-u dhe do të shpërbleheni për këtë nga pikëpamja morale sociale dhe politike. Kjo është gjithmonë e vështirë për një organizatë paqeruajtëse. Situata ishte shumë e vështirë, si për ne që u ndeshnim me incidente të këtij lloji por nuk di si ta spjegoj, nuk mund t’i trajtonim të gjitha rastet një për një, duhet ta merrnim situatën ta trajtonim në tërësi, në mënyrë që të kishim përkrahjen e publikut në përgjithësi dhe kjo është përshkruar në raport. Është e qartë, në atë zonë, në ato momente, ende se kuptonte popullata që do t’i vilnin frytet e paqes”, ka thënë Covey.

JU REKOMANDOJMË

Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin
Lajme

Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin

04/10/2025 - 21:34
“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar
Lajme

“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar

04/10/2025 - 21:29
Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”
Lajme

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”

04/10/2025 - 20:50
Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore
Lajme

Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore

04/10/2025 - 20:41
Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë
Kryesore

Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë

04/10/2025 - 20:23
Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike
Lajme

Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

04/10/2025 - 20:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Pas ndarjes, Santi ‘harron’ Patrisin, ja kujt i thotë ”Të dua”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari Lirim Mehmetaj sfidon Sadri Ramabajën me “bast” se Vushtrrinë do ta fitojë PDK (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, merr pjesë edhe Kurti

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Osmani s`lëviz vendin, Konjufca s`e përshëndet, Kurti e injoron: Pse krerët e shtetit dhe VV-së s`po e fërmasin Bashën?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë