Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, në Prishtinë.
Policia njofton se viktima është u trajtuar në QKUK.
“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.