Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

THINK OF IT

01/03/2025 - 17:58
në Lajme, Opinione
A A
THINK OF IT
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Megjithëse Donald Trump nuk ka shumë fantazi letrare, nganjëherë i nis postimet e veta bombastike, me togfjalëshin Think of It, që në shqip do ishte mendo sikur, pra mendo sikur të ndodhte kështu.

Shkruan Ben Blushi

Atëherë le të bëjmë një eksperiment llogjik që nis me Think of It.

Mendo sikur nesër lufta mes Ukrainës dhe Rusisë përfundon me një armëpushim i cili si fillim

ndalon vrasjet dhe bombardimet në të dy anët.

Rusia merr përsipër të tërhiqet ushtarakisht nga territoret që ka pushtuar me kushtin që Ukraina të heqë dorë nga antarësimi në NATO, duke e sanksionuar neutralitetin e saj në Kushtetutë.

Pakicat ruse në Ukrainë, të cilat janë afro 8 milion banorë, apo më shumë se 17 për qind të popullsisë, fitojnë një lloj autonomie kushtetuese bashkë me të drejtën e vetos, se Ukraina nuk mund të antarësohet as në BE as në NATO pa miratimin e tyre.

Rusia njeh reparacionet e luftës, pra dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës gjëtë pushtimit dhe del garant se do rindërtojë zonat e shkatërruara dhe godinat që ka hedhur në erë.

Europa dhe Amerika i heqin sanksionet Rusisë dhe Ukraina hyn në një fazë rindërtimi me kosto të përbashkëta të përballuara nga Europa, Amerika, Rusia dhe shumë vende të tjera.

6 milion ukrainas që kanë emigruar rikthehen ne shtëpitë e tyre duke cliruar nga një barrë financiare edhe vetë Europën që sot paguan për qëndrimin, strehimin dhe ushqimin e tyre.

Ukraina mban zgjedhje të lira, të cliruara nga dyshimet e ndërhyrjes ruse dhe blerjes së opinionit publik me fondet e USAID që sot financon më shumë se 90 për qind të gazetave, portaleve dhe televizoneve të këtij vendi me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Një pjesë e madhe e nëntokës së pasur të Ukrainës fillon edhe shfrytëzohet nga kompanitë e mëdha amerikane dhe europiane duke krijuar siguri, pavarësi, mirëqenie, taksa, vende pune dhe të ardhura, në një vend pothuajse të shkatërruar nga lufta, ku sot në 100 veta, 22 nuk punojnë sepse papunësia është 22 për qind.

Qytetarët europiane çlirohen nga rritja me tre herë e çmimeve të energjisë që nga dita kur për shkak të luftës, refuzuan të furnizohen nga Rusia me gaz, naftë dhe energji elektrike.

Rusia dhe Ukraina bëjnë një marrëveshje afatgjatë mossulmimi me garanci amerikane dhe europiane dhe ndoshta edhe kineze të nënshkruara bashkarisht.

Rusia hap dyert për kompanitë amerikane dhe europiane të cilat mund të shfrytëzojnë rezervat më të mëdha të botës në një territor prej 17 milion kilometrash katrorë, që është pothuajse sa gjithë sipërfaqja e Amerikës dhe Europës së bashku.

NATO dhe Rusia arrijnë një marrëveshje të qëndruershme carmatimi duke u kthyer nga armiq në partnerë dhe duke negociuar eventualisht antarësimin e Rusisë në NATO dhe ndoshta më vonë edhe në Bashkimin Evropian.

Armët bërthamore reduktohen dhe shkatërrohen gradualisht dhe asnjë vend i botës nuk lejohet të pasurojë më uranium.

Think of it

Nëse Rusia antarësohet në Bashkimin Evropian ky Union do ishte më i madhi që ka parë ndonjëherë historia.

Bashkimi Europian me Rusinë do arrinte një popullsi më të madhe se 600 milion banorë dhe një sipërfaqe që do shtrihej nga Portugalia deri në ishullin Sakhalin përballë Japonisë.

Në gjithë këtë treg gjigand do kishte shumë lëvizje mallrash, shumë transaksione, shumë mirëqenie, shumë shpikje të reja dhe shumë më shumë vende pune se ç’ofron Europa sot për popujt e vet.

Evropa e sotme, e trembur dhe e terrorizuar do qetësohej nga paniku, herë pas here i shtirur, se Rusia kërkon ta pushtojë dhe vetë Rusia dhe shpëtonte nga paranoja se europianët e rinj duan ta shkatërrojnë duke përfunduar një projekt kolonizimi që Napoleon Bonaparti dhe Hitleri nuk ia arritën dot.

Liderët e dobët europianë, që ndryshe nga Napoleoni dhe Hitleri kërcënohen të humbin pushtetin cdo katër vjet, nuk do ëndërronin kurrë ta pushtonin Rusinë, pasi ajo do ishte pjesë e tyre njëlloj si Gjermania apo Franca.

Në këto kushte edhe Amerika, Europa dhe Kina e Rusia do ulnin shpenzimet e çmendura për armë dhe do investonin më shumë për teknologji, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, demografi,dhe bashkëpunim.

Demokracia, të cilën evropianët e duan aq shumë dhe në emër të së cilës akuzojnë gjithë ata që nuk mendojnë si ata, do ishte një state of art edhe në Rusi, pra një gjendje e përhershme e shoqërisë e cila do respektonte opozitën, do garantonte shtypin e pavarur dhe do mbante zgjedhje të lira siç ndodh kudo në Europë.

Vendet e Europës Lindore do shpëtonin nga kërcënimi rus dhe Lituania, Letonia, Estonia bashkë me Finlandën do i mbanin kufinjtë të hapur, pa patur frikë se do pushtoheshin nga një aleat siç ndodh sot me Hollandën dhe Belgjikën që nuk flenë me frikën se në mëngjes do pushtohen nga Gjermania megjithëse kjo ka ndodhur dikur.

Bashkimi i Madh Evropian do ishte një kooperativë popujsh, nga rusët deri te shqiptarët, të cilët pavarësisht nga madhësia, janë të barabartë në të drejta politike dhe kanë peshë të njëjtë vote në vendimet që merren në tryezën e përbashkët.

Kur të votohej për Parlamentin Europian, një herë në katër vjet, do votohej njëkohësisht në Berlin, në Paris, në Athinë, në Oslo, në Moskë, në Prishtinë dhe në Tiranë dhe vota e monitoruar nga kaq shumë sy nuk do manipulohej dot sepse kjo ndërhyrje të nxjerr automatikisht jashtë Unionit.

Paqja me Rusinë do ta qetësonte Ballkanin duke e bërë më të lehtë integrimin në Europë të popujve që jetojnë në këtë zonë, përfshi shqiptarë, serbë, boshnjakë, maqedonas dhe malazezë, të cilët janë ndarë dhe janë vrarë sa herë Europa dhe Rusia kanë dashur.

Shqiptarët dhe serbët, do gjenin shumë më lehtë një marrëveshje, në kushtet kur Europa dhe Rusia janë bashkë dhe nga ky mirëkuptim asnjë popull nuk do fitonte më shumë se shqiptarët të cilët kanë humbur sa herë kanë patur Rusinë kundër.

Bota do ndahej në tre blloqe të mëdha, Amerika, Europa e Madhe dhe Kina.

Në kuptimin strategjik, Rusia do shkëputej nga aleanca e sotme me Kinën dhe Evropa e Madhe do shpëtonte nga varësia ushtarake dhe politike e Amerikës duke u bërë një superfuqi e barabartë me dy të tjerat.

Europa e Madhe, brenda të cilës do përfshihej edhe Ukraina edhe Rusia, do kishte një sipërfaqe më të madhe se Amerika dhe Kina së bashku dhe një popullsi dy herë më të madhe se Amerika dhe dy herë më të vogël se Kina.

Pra Europa e Madhe do ishte superfuqia me masën optimale,Optimum Superpoëer, as shumë e madhe as shumë e vogël, por shumë e fortë, shumë e pasur dhe shumë e ditur.

Demokratizimi i Rusisë dhe përfshirja e saj në Europën e Madhe do mbyllte shpejt edhe shumicën e konflikteve të sotshme të botës, aty ku Rusia con armë, para dhe mbështetje politike për të balancuar ndërhyrjet e Perëndimit në këto zona.

OKB do clirohej nga kundërshtia e përhershme, e përvitshme dhe e përjetshme e 5 antarëve të saj me të drejtë vetoje, Amerikës, Rusisë, Kinës, Francës dhe Anglisë dhe do kthehej në një qeverisje me qëllime globale siç edhe është konceptuar.

Pa mbështetjen e Rusisë, Irani do demokratizohej menjëherë, ajatollahët do binin nga pushteti, vendi do hiqte dorë nga armët bërthmore, marrëdhëniet me Izraelin do normalizoheshin dhe çështja palestineze mund të zgjidhej pa gjak.

Terroristët islamikë të gjithë botës, të furnizuar herë nga Irani,herë nga Rusia herë nga Amerika do zhdukeshin nga faqja e dheut dhe në përgjithësi Islami do zbutej duke kërkuar një lider në një botë të rigrupuar, një lider që mund të ishte Arabia Saudite apo Turqia, apo të dyja bashkë.

Korea e Veriut dhe Korea e Jugut mund të bashkoheshin, sic ndodhi 35 vjet më parë me dy Gjermanitë, të cilat u bashkuan kur Ronald Regani i tha Gorbacovit, Mr President Tear this Wall, Rrëzoje këtë Mur, dhe kur ky i fundit pranoi, me garancinë se NATO nuk do shkonte kurrë në Ukrainë, pra në kufi me Rusinë, siç për fat të keq ndodhi.

Në shumë vende të Afrikës, duke nisur nga Sudani, Mali, Burkina Fasso, Libia dhe Republika Qendrore Afrikane, do pushonin luftërat civile të nxitura nga mercenarët rusë të cilët kanë shkaktuar sa e sa grushte shteti duke nxitur rebelimin e ish kolonive të varfëra europiane.

Luftërat në botë, të cilat në qind për qind të rasteve nxiten nga Amerika, Rusia dhe Europa do pushonin për një kohë të pacaktuar.

Think of It

A janë rusët dhe ukrainasit europianë?

A janë kufinjtë e Europës kulturorë, gjeografikë, fetarë apo etnikë?

A është krijuar Europa Moderne njëlloj nga Balzaku dhe nga Dostojekvsi, nga Nicja dhe nga Tolstoi, nga Gëtja dhe nga Pushkini, nga Pasternaku dhe nga Remarku, nga Mozarti, nga Verdi dhe nga Cajkovski, nga Goja, nga Picasso dhe nga Chagalli, nga Bertrand Rusell, nga Kandinsky, nga Kazanzaqis, nga Kamyja dhe Kundera,nga Sartri, nga Saramago dhe nga Solzhenicini?

Think of It.

Mendo se sikur Ukraina dhe Rusia të jenë bashkë në Europë dhe në NATO.

Në fund të fundit a është kjo ajo që donte Ukraina?

A është kjo arsyeja arsyeja pse deri tani aty janë vrarë gati 200 mijë njerëz?

A është mbrojtja nga Rusia arsyeja pse u krijua NATO?

Mendo sikur një ditë armikun ta kesh mik.

Mendo se si u ulën në një tryezë Gjermania dhe Franca që i vranë njëri-tjetrit disa herë më shumë njerëz se Rusia Ukrainës dhe anasjelltas.

Mendo sikur kjo të ndodhte prapë.

Think of it.

Think of it, sepse rruga tjetër do ishte një luftë mes NATO-s dhe Rusisë në Ukrainë.

Think of it, sepse, meqë edhe Shqipëria është antare e NATO-s në fushat e pafundme të Ukrainës do shkonin edhe fëmijët e Shqipërisë për të luftuar.

Think of It.

Për cfarë do luftonin fëmijët tanë me helmetat e NATO-s mbi kokë?

Prandaj Think of It.

Nëse nuk doni t’i çoni fëmijët në Ukrainë,

Think of It.

JU REKOMANDOJMË

Fatmir Limaj me fotografi të rralla përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës

Fatmir Limaj me fotografi të rralla përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës
09/04/2026 - 14:09

Sot bëhen 27 vite nga Beteja e Koshares, një nga luftimët më heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit që dhunshëm ndante...

Më shumëDetails

Rutte: Disa aleatë evropianë u testuan dhe dështuan në luftën kundër Iranit

Rutte: Disa aleatë evropianë u testuan dhe dështuan në luftën kundër Iranit
09/04/2026 - 13:59

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi të mërkurën se beson se disa vende të NATO-s u testuan dhe dështuan, përkundër kritikave të Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë...

Më shumëDetails

Raportimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Konjufca ka udhëtuar në Nju Jork

Konjufca del nga Qeveria, i injoron pyetjet e gazetarëve  “a keni emër për president”, “a jeni kandidat”
09/04/2026 - 13:58

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Glauk Konjufca ka udhëtuar për në Nju Jork të SHBA-së, ku do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit...

Më shumëDetails

36 orë i vetëm në shkretirën e Isfahanit derisa Irani jepte para për kokën e tij, si e shpëtoi CIA pilotin amerikan përmes rrahjeve të zemrës

36 orë i vetëm në shkretirën e Isfahanit derisa Irani jepte para për kokën e tij, si e shpëtoi CIA pilotin amerikan përmes rrahjeve të zemrës
09/04/2026 - 13:57

Mediumi amerikan “New York Post” shkruan se CIA përdori një teknologji të re tepër sekrete të njohur si “Ghost Murmur” për të gjurmuar dhe shpëtuar pilotin e dytë...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Qeveria po merr “haraç” nga qytetarët, absurde se çka po ndodh me çmimet e naftës

Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
09/04/2026 - 13:27

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur absurde situatën me çmimet e naftës, duke theksuar se ato rriten menjëherë pas lajmeve ndërkombëtare, por nuk ulen edhe kur...

Më shumëDetails

Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti
09/04/2026 - 13:13

Plot 10 mijë e 500 euro të taksapaguesve kosovarë përfunduan në xhepat e Vudi Xhymshitit, të ashtuquajturit gazetar të afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2023....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë