Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thumbat e Ramës, Kurti e Bislimi flasin mes vete gjatë fjalimit të tij, në fund s’i duartrokasin as ata e as deputetët e VV’së

20/12/2024 - 13:17
në Kryesore, Lajme
A A
Thumbat e Ramës, Kurti e Bislimi flasin mes vete gjatë fjalimit të tij, në fund s’i duartrokasin as ata e as deputetët e VV’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një seancë e përbashkët e dy kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë, për të thumbuar kryeministrin Albin Kurti në një çështje që shpesh thumbohet – atë të raporteve me aleatët.

Rama, në fjalimin që zgjati pak më shumë se i të tjerëve, citoi edhe fjalë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, për objektivat e anëtarësimit në BE, NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.

Në një mesazh për Kurtin, ai këtu përmendi edhe frazeologjinë “trimi i mirë me shokë shumë”.

Rama tha se këto “fjalë të thjeshta të Rugovës janë gjithçka, që të mos humbet objektivi historik për bashkimin në familjen evropiane dhe për të mos hequr nga mendja shansin historik, shans që shqiptarët mund ta shfrytëzojnë vetëm si trimi i mirë me shokë shumë”.

Kryeministri shqiptar, derisa lavdëroi hapat që vendi i tij po bën drejt BE-së, tha se do të ishte i lumtur sikur Kosova të ishte krah për krah me Shqipërinë në rrugën drejt integrimit dhe sikur Kosova të shkëlqente njëlloj sikur Shqipëria në arenën ndërkombëtare”.

Më pas Rama tha se pezmatimi i aleatëve me Kosovën po i pengon edhe Shqipërisë në dhënien e ndihmës për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Ne duam ta ndihmojmë Kosovën me të gjitha sa kemi në dorë Kosovën…por mundësitë tona, mos e harroni asnjëherë, as që mund të krahasohen me mundësitë e miqve dhe aleatëve tonë strategjikë dhe pezmatimi i tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do të donim dhe do të mundim të bënim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë rreshtuar në favor të shqiptarëve, të shansit tonë historik si komb shqiptar, për t’u bashkuar përmes dy shteteve tona me Europën”.

Në fund, Rama edhe i kërkoi Kosovës që të bëjë hapa të njëanshëm në përmbushjen e zotimeve të saj.

“S’ka asnjë arsye që Kosova të presë çfarë do të bëjë Serbia, për të bërë pastaj ajo hapat e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lë në bisht Serbinë. E them këtë, jo për t’i dhënë Kosovës një leksion, por një opinion vëllazëror dhe konstruktiv për atë se si mësimet e integrimit në njërin vend, mund t’i vlejnë vendit tjetër që të mos kemi pësime historike kur sot fatin e kemi që të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrirë nga Mitrovica në Konispol”.

Por, gjatë gjithë kësaj kohe derisa Rama po fliste mbi këtë çështje, kryeministri Kurti u pa duke folur me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Bashkë me të, anëtarë të tjerë të kabinetit dhe deputetë të Vetëvendosjes nuk e duartrokitën fjalimin e Ramës në fund.

Por, duartrokitje më të forta, Rama mori nga deputetët opozitarë të Kosovës, sidomos nga ata të PDK-së, të cilët i duartrokitën Ramës edhe kur foli për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”
Kryesore

Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

17/06/2025 - 00:49
“Economist”: Udhëheqja ushtarake e Iranit është “copëtuar”, por dëmi në aftësitë bërthamore të Iranit ka qenë i kufizuar
Kryesore

“Economist”: Udhëheqja ushtarake e Iranit është “copëtuar”, por dëmi në aftësitë bërthamore të Iranit ka qenë i kufizuar

17/06/2025 - 00:29
3 punonjës të kompanisë izraelite të naftës vriten nga sulmi iranian
Kryesore

3 punonjës të kompanisë izraelite të naftës vriten nga sulmi iranian

17/06/2025 - 00:17
Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror
Lajme

Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror

16/06/2025 - 23:34
Çollaku: Trump mund të kërkojë marrëveshje të shpejtë dhe përfundimtare, s’i merr më të mirë Kosovën dhe Serbinë
Kryesore

Çollaku: Trump mund të kërkojë marrëveshje të shpejtë dhe përfundimtare, s’i merr më të mirë Kosovën dhe Serbinë

16/06/2025 - 22:51
Ramadani: As në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet
Kryesore

Ramadani: Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë

16/06/2025 - 22:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Policia jep detaje për 54 vjeçarin që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë