Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, tha e vendimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për të ndërprerë seancën e sotme pa u hedhur në votim pika e parë e rendit të ditës që dështoi të kalojë të martën, është shkelje.
“Në pikën që ka ngelë e që është votimi i raportit, ne pritëm që të ketë votim dhe krejt rastësisht kryesuesi konstatoi sa deputetë janë prezentë dhe pas kësaj tregoi që meqenëse s’ka pasë konsensus ndërpritet seanca. Kjo është antikushtetuese e antiligjore sepse në fakt ai është dashur që të hedhë në votim dhe që deputetët sipas dëshirës të votojnë”.
Ajo tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po tenton të blejë kohë meqë s’i ka votat që i duhen për të formuar institucionet si fitues i zgjedhjeve.
“Kurti po dëshiron me ble kohë sepse s’i ka votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë, s’e ka shumicën e thjeshtë”./Express/