Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tinka Kurti feston 91-vjetorin e lindjes

17/12/2023 - 15:03
në ShowBiz
A A
Tinka Kurti feston 91-vjetorin e lindjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktorja e madhe shqiptare e skenës dhe ekranit, Tinka Kurti feston sot 91-vjetorin e lindjes.

Tinka Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë në një familje artdashëse.

Tinka Kurti u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vite u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role.

Ishte pikërisht regjisori Andrea Skanjeti ai që pikasi talentin e saj të jashtëzakonshëm për ta rikthyer Tinkën edhe njëherë tjetër në skenë me shfaqjen “Dasëm Shkodrane”.
Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ajo bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.

Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”.

JU REKOMANDOJMË

Nis Ferma Vip, këtu mund ta ndiqni live

Nis Ferma Vip, këtu mund ta ndiqni live
27/03/2026 - 21:43

Ferma VIP 3 ka nisur sonte në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus nën moderimin e Arbana Osmanit. Producenti ekzekutiv Eraldo Rexho, i ftuar në studion e...

Më shumëDetails

Roberti paralajmëron bashkimin me Noren? Kjo është deklarata e tij që po bën bujë

Roberti paralajmëron bashkimin me Noren? Kjo është deklarata e tij që po bën bujë
27/03/2026 - 12:24

Këngëtari Robert Berisha, ka folur për raportet me ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefin. I pyetur në lidhje me një ribashkim të tyre, ai u shpreh se nuk i...

Më shumëDetails

Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë

Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
27/03/2026 - 11:44

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme...

Më shumëDetails

Deklarata e papritur e Brikenës te Dhoma e Rrëfimit: Me Mateom dua ta …

Deklarata e papritur e Brikenës te Dhoma e Rrëfimit: Me Mateom dua ta …
27/03/2026 - 10:44

Sot në “Instagram”-in e “Big Brother VIP” është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku shfaqet Brikena duke folur për Mateon. Ajo tregon një moment që kishte...

Më shumëDetails

Xhensila e “djegë” rrjetin me foto nga palestra

Xhensila e “djegë” rrjetin me foto nga palestra
26/03/2026 - 13:29

Ylli shqiptar Xhensila Myrtezaj njihet si njëra nga femrat më “hot” në botën e showbizit. Bukuroshja gëzon një trup me linja bombastike të cilat i ka perfeksionuar edhe...

Më shumëDetails

“E ke kapur nga dora …”, kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

“E ke kapur nga dora …”, kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos
26/03/2026 - 12:46

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin për Selin Bollatin. Duket se modelja nga Kosova është bërë xheloze për të, për shkak të një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë