Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, e ka rikthyer gjuhen e ashpër ndaj partive të ish-opozitës.
Duke e harruar “gjuhen e moderuar” që përdori para disa dite në një intervistë televizive, ai ka eskaluar prapë gjatë një tubilim elektoral të VV-së në Ferizaj.
Derisa një përkrahës i VV-së ish-kryetarit të Kuvendit i thotë se “shpresoj se kemi me i palu këta”, Konjufca e rendon gjuhen ndaj opozitës.
“Tokë të zezë kemi me i bo”, ka thënë Konjufca.












