Shaqir Totaj do të garojë për të parin e Prizrenit përsëri.
Kështu ka vendosur Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.
‘’Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, u nominua zyrtarisht për një mandat të dytë si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit 2025. Nominimi i tij është miratuar njëzëri nga Kryesia, si dëshmi e besimit dhe mbështetjes së plotë për qeverisjen e deritanishme’’ thuhet në njoftim.

Sipas Totaj ky besim është nxitje për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve.
Totaj theksoi se mandati i dytë do të ndërtohet mbi themelet e vendosura me punë konkrete dhe rezultate të matshme.