Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tottenhami përsëri i kthehet humbjeve

23/02/2022 - 22:30
në Sport
A A
Tottenhami përsëri i kthehet humbjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tottenhami i është rikthyer rezultateve të dobëta pas fitores spektakulare që bëri kundër Manchester City në vikend. Djemtë e Antonio Conte janë mposhtur sonte nga Burnley në Turf Mor me rezultat 1-0. Ben Mee (71) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

Tottenhami ka bërë një hap fals për vendin e katër në Premier Ligë sonte pasi që është mposhtur me rezultat 1-0 nga Burnley.

Në anën tjetër kjo është një fitore e rëndësishme e Burnley në luftën e tyre për të mbetur në Premier Ligë.

Pjesa e parë ishte tepër monotone.

Asnjëra dhe as tjetra skuadër nuk ishte në nivelin e duhur dhe asnjëra nuk arriti që të rrezikoi seriozisht portën e njëra tjetrës.

Kështu që kjo pjesë do të përfundonte me rezultat të barabartë 0-0.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Tottenham.

Harry Kane e pranoi një top të mirë ku u shkaktua faul në të. Krosimi ishte i mirë dhe Kane goditi bukur me kokë dhe topi shkonte në rrjetë por njëri prej lojtarëve aty bëri një perceptim të mirë të topit duke e larguar atë jashtë portës me rikoshetë.

Minuta e 69 do të shënonte një kërcenim real të Burnley për Lloris të Tottenham. Jay Rodriguez bëri një kalim të bukur, goditi topin por Lloris bëri një pritje refleksive për t’ia mohuar golin atij.

Dejan Kulusevski ishte shumë afër për të shënuar për Tottenham në minutën e 70-të por topi i tij përfundoi jashtë, afër shtyllës së djathtë të portës së Burnley.

Një minutë më vonë Burnley do të shënonte nga një ndërprerje.

Josh Brownhill do të krosonte në zonë ku do ta gjente Ben Mee që shënoi një gol të bukur me kokë.

Burnley ishte afër për të shënuar edhe golin e dytë në minutën e 83.

Jay Rodriguez hyri në zonë dhe goditi topin por ishte i pasaktë pasi që topi përfundoi mbi portë.

Kjo humbje bënë që Tottenham të mbetet në vendin e tetë me 39 pikë pas 24 ndeshjeve në Premier Ligë.

Burnley në anën tjetër tani ka 20 pikë dhe është në vendin e 18 me dy pikë më pak se Newcastle. Por Burnley ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani në verë largohet nga Napoli
Sport

Napoli del me njoftim zyrtar, kaq javë pritet të mungojë Rrahmani

19/01/2026 - 12:01
Këpuca e Artë: Kane në krye, Haaland pranë tij, i ndjek Mbappe
Sport

Këpuca e Artë: Kane në krye, Haaland pranë tij, i ndjek Mbappe

19/01/2026 - 11:58
Driton Kuka me sytë kah Olimpiada 2028: Lojërat Olimpike vendi ku tregohen vlerat e shtetit në Sport
Sport

Reagon Toni Kuka: Këtë s’e meritojnë sportistët!

19/01/2026 - 11:55
S’do harrohet ky moment! Mane ftonte lojtarët të riktheheshin në fushë: Do luajmë si burrat!
Sport

S’do harrohet ky moment! Mane ftonte lojtarët të riktheheshin në fushë: Do luajmë si burrat!

18/01/2026 - 23:44
S’kishte humbur që një kohë të gjatë, Barcelona pëson ndaj Sociedadit
Sport

S’kishte humbur që një kohë të gjatë, Barcelona pëson ndaj Sociedadit

18/01/2026 - 23:41
Finalja më e “çmendur” viteve të fundit, Senegali fiton Kupën e Afrikës në shtëpinë e Marokos
Sport

Finalja më e “çmendur” viteve të fundit, Senegali fiton Kupën e Afrikës në shtëpinë e Marokos

18/01/2026 - 23:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    552 Shpërndaje
    Shpërndaje 221 Tweet 138
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë