
Mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova janë përballur disa nga kandidatët për kryetar të Prishtinës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Trafiku në kryeqytet ka qenë tema që patën përplasje fjalësh mes kandidatit të PDK-së Uran Ismaili dhe kryetarit aktual Përparim Rama.
Përparim Rama: “Trafiku urban sot autobusët nëse i sheh në relacion me qytetet rreth neve janë më të shpejta se Shkupi dhe Zagrebi”
Uran Ismaili: “Domthënë trafiku tek ne është më i shpejtë se Shkupi e Zagrebi”
Përparim Rama: “Për kilometeër në orë nëse i sheh statiftikat i sheh që ashtu është”
Uran ismaili: “Në Shkup e në Zagreb janë tu ec ma ngadalë se ne, mirëpo përkeqësimi i jetës nuk ka asni lagje që kom shku në Prishtinë që m’ka thënë që trafiku në Prishtinë është tu ec ma shpejt se përpara dhe çka po folni qëndron komplet e kundërta me jetën e qytetarëve në Prishtinë”
Përparim Rama: “Po them që trafiku në Prishtinë është problemi jonë kryesor që duhet me e zgjedhë”
Uran Ismaili: “Kur”
Përparim Rama: “Nëse ki qef me bo monologje atëhere shkojmë dikun tjetër”
Uran Ismaili: “Jo bre un mbi diskutimin tënd fola, nuk fola diçka tjetër, sepse ne po e marim Prishtinën para 3-4 viteve”