Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tragjedia e zjarrit në Koçan që tronditi Maqedoninë e Veriut – krejt çka dihet deri më tash

16/03/2025 - 16:06
në Kryesore, Lajme
A A
Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në diskotekën “Plus” në Koçan, 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 155 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zjarri dyshohet se shpërtheu si pasojë e mjeteve piroteknike, të cilat u lëshuan gjatë kohës që po performonte grupi i njohur DNA.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, tashmë është arrestuar edhe pronari i klubit të natës ku ka shpërthyer zjarri.

Të rinjtë humbën jetën teksa po argëtoheshin me muzikë live, ndërkaq nga videot e siguruara nga momenti i shpërthimit, vërehet se si zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të platosë, ku po digjeshin disa fishekzjarre.

Mbi 100 personat e lënduar janë duke u trajtuar në spitalet e Koçanit, Shtipit e Shkupit, ndërsa sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, 18 prej tyre janë në gjendje kritike.

Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova, më herët ka bërë të ditur në këtë spital po trajtohen rreth 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

Në një deklaratë të dhënë para mediave, ajo ka thënë se një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje, e disa prej tyre sapo kishin mbërritur në spital.

Sipas drejtoreshës së spitalit të Koçanit, personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare.

I lënduar rënë nga ky incident tragjik ka mbetur edhe këngëtari i grupit DNA që po performonte në skenë, Vlladimir Blazev-Panço, i cili ka pësuar djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për daljet.

E shumë familjarë nuk kanë akoma informacion për fatin e njerëzve të tyre të afërt.

Në rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi të personave që ishin të pranishëm në diskotekën “Puls”, duke kërkuar informacione për më të afërmit e tyre.

Fotografitë e tyre, së bashku me emrat dhe numrat e telefonit janë shpërndarë, me kërkesën që, nëse dikush e di në cilën spital ndodhen ose ka ndonjë informacion tjetër, të njoftojë në numrat e dhënë.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Menaxhimin me kriza, Stojçan Angellov, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet për transportin e personave të lënduar rëndë në zjarrin në Koçani në spitale të specializuara në disa shtete evropiane.

Ai ka thënë se kanë ardhur oferta për ndihmë nga më shumë shtete.

“Në këtë moment ka mjaftueshëm gjak dhe nuk ka nevojë për aksione shtesë të dhurimit të gjakut për të lënduarit në aksidentin e tmerrshëm në Koçan. Gjithashtu, i kemi të gjitha mjetet materiale të nevojshme dhe nuk kemi nevojë për asnjë lloj donacioni”, ka thënë Angelov.

JU REKOMANDOJMË

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
Kryesore

Zhvillime në LDK, reagon Lumir Abdixhiku: Më shumë se dorëheqje nuk ka çka të ofroj

14/01/2026 - 18:58
Mustafa i PDK-së: Detyrimi për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje – dëshmi e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend
Lajme

Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti – PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor

14/01/2026 - 18:33
Mustafa: Çdo ditë në këtë gjendje është abuzim me pushtetin dhe demokracinë – Asnjëherë nuk është sfiduar Kushtetuesja si kësaj radhe
Lajme

“S’po shoh sjellje serioze”/ Zhvillimet në LDK, deklarohet Isa Mustafa

14/01/2026 - 18:21
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Kryesore

Bajrami konfirmon dorëheqjen e saj, thotë se e kërkoi edhe të Abdixhikut

14/01/2026 - 18:13
Kryetari i Obiliqit merr vendim: 350 euro euro në muaj për familjet që adaptojnë fëmijë
Lajme

Kryetari i Obiliqit merr vendim: 350 euro euro në muaj për familjet që adaptojnë fëmijë

14/01/2026 - 17:47
Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?
Lajme

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan

14/01/2026 - 17:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    281 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë