Paulo Dybala është njëri prej emrave më të përfolur të futbollistëve në Evropë.
Sulmuesi argjentinas do të ndahet me Juventusin në fund të këtij sezoni pasi palët nuk janë të interesuar për ta vazhduar kontratën.
E ky fakt ka bërë që klubet e mëdha t’ia vënë syrin ish-futbollistit të Palermos.
I fundit në listën e klubeve të interesuar është Manchester United, njofton “Corriere dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithnjë sipas mediumit italian, sulmuesin e rrezikshëm e do trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.
Arsenali, Tottenhami e Manchester City janë tre klubet angleze të interesuara për futbollistin jug-amerikan.
Ndërsa, në Itali Dybalan e duan Interi, Roma dhe Napoli.












