Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë janë parë duke hyrë në këtë institucion, i cili funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Një burim i ka thënë Insajderit se deri më tani tre persona janë shoqëruar për të dhënë deklaratë në polici.
“Tre persona janë dërguar për të dhënë deklaratë në polici”, ka thënë ky burim.
Insajderi ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Policia dhe Prokuroria lidhur me rastin, por deri në këto momente nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.












