Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se do të ndërtohet një treg në qendër që shitësit të kenë një vend të dinjitetshëm për promovimin dhe shitjen e produkteve.
“Sa i përket tregut, është sfidë – e kemi sfidë që 25 vite, trotuaret bllokohen prej shitsve aty, bujqve sepse nuk kanë hapësirë. Ata i kuptoj sepse duhet me dalë me i shit diku produktet, është mendu në qendër të qytetit me bë një investim i duhur, kuptim që me pas hapësirën e dinjitetshme me promovu e shit produktet e tyre”, tha ai.
Tahiri tha se në çështjen e arsimit do të ndërtojnë tri shkolla, përfshirë edhe atë buzë ibrit.
“Do të ndërtojmë tri shkolla, shkollën ‘Avdullah Shabani’, që është ne qendër të qytetit. Do të ndërtohet shkolla ‘Nonda Bulka’ është shkollë e veriut ku prej vitit 1999 administrohet prej pjesës së jugut dhe operon në objektin e shkollës Eqerem Qabej, dhe është popullsi qendra e qytetit, është e arsyeshme ta ndërtojmë një shkollë buzë ibrit”, ka thënë ai.