Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trendafilova arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

08/06/2025 - 08:27
në Kryesore, Lajme
A A
Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka folur për procesin e gjykimit në Hagë. Ajo ka përmendur edhe protestën e veteranëve të UÇK-së, të cilët kundërshtuan konferencën e saj.

Sipas Trendafiloves protesta dëshmoi se Bashkimi Evropian pati të drejtë që gjykimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të mbaheshin jashtë Kosovës.Më 13 maj kishte planifikuar të fliste për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë, në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Por, protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia ndërroi planet. Për këto, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka folur në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Trendafilova arsyetoi mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë, për çka tha se nuk mund të toleronte dhunënKonferenca për media u anulua me rekomandim të Policisë së Kosovës. Pavarësisht përkushtimit tim të sinqertë për t’u takuar me gazetarët personalisht, unë nuk mund ta bëj këtë në qoftë se rrezikohet siguria e dikujt. Unë nuk toleroj dhunën gjatë një konference për media që ka për qëllim të informojë popullin e Kosovës në mënyrë të hapur për ne. Kjo armiqësi, e cila kishte për qëllim të pengonte një takim dhe diskutim paqësor dhe transparent, shpjegon dhe përligj më tej arsyen pse Kosova dhe BE-ja bënë marrëveshje që këto gjykime të kryheshin jashtë Kosovës. Është për të ardhur keq kur shihet mungesë respekti ndaj sundimit të ligjit”, tha Trendafilova.Ajo ka komentuar edhe kritikat për procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për çka ka thënë se nuk qëndrojnë akuzat për padrejtësi.

“Procesin do ta përshkruaja si të sigurt për dëshmitarët, megjithëse ka pasur tentime për të ndikuar tek dëshmitarët ose për t’i frikësuar ata. Unë konsideroj se Gjykata po administron drejtësi në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe të pavarur. Sa u përket kritikave në mediat e Kosovës që i përmendët, unë i kam vërejtur dhe i kam marrë shumë seriozisht ato komente kritike. Për shembull, është deklaruar në mënyrë të rreme se një person nuk mund të mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit për më gjatë se një vit”. tha Trendafilova.Kryetarja e Dhomave foli edhe për kërkesën e të akuzuarve për lirim të përkohshëm, e cila iu refuzua pavarësisht përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë.

“Gjykatësit janë plotësisht të pavarur në vendimet e tyre dhe askush nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e tyre. Ju po u referoheni vendimeve të mëparshme në lidhje me kërkesa për lirim të përkohshëm, për të cilat gjykatësit e një trupi gjykues morën vendime në bazë të vlerësimit nëse ekzistonte rreziku i arratisjes, i ndërhyrjes ndaj dëshmitarëve ose i kryerjes së veprave të tjera penale. Deri më sot, që të tre gjykatësit kanë arritur në përfundimin se lirimi nuk duhej miratuar, bazuar në vlerësimin e këtyre rreziqeve”, tha Trendafilova.

E pyetur për hetimin e katërshes në Hagë, Trëndafilova tha se ata po gjykohen si individë, e jo si organizatë.

“Dhomat e Specializuara merren vetëm me hetimin dhe ndjekjen penale të personave në lidhje me pretendime për veprime të paligjshme të tyre, domethënë përgjegjësinë penale individuale të tyre. Pra, Dhomat e Specializuara vënë para përgjegjësisë vetëmindividë, jo organizata. Kjo do të thotë se, në qoftë se në sallë të gjyqit përmenden si individë anëtarë të UÇK-së që pretendohet se kanë kryer vepra penale, kjo ka të bëjë vetëm me personat si individë dhe jo me të gjithë organizatën”, tha Trendafilova.

Sa i përket asaj se kur pritet që ky gjykim të përfundoj me një vendim të shkallës së parë, Trëndafilova nuk dha një afat të caktuar.

“Sa i takon pyetjes suaj për përfundimin e gjykimit, është ende herët të parashikohet se kur do të shqiptohet aktgjykimi në këtë çështje gjyqësore. Ekipet e mbrojtjes kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë një kërkesë të përbashkët për hedhjen poshtë të akuzave dhe na duhet të presim për të parë se çfarë do të vendosë trupi gjykues për kërkesën e tyre. Në vijim, në varësi të rezultatit të kërkesës, në qoftë se akuzat nuk hidhen poshtë, pritet që mbrojtësi i viktimave të paraqesë provat dhe argumentet e tij, që do të zgjasin afërsisht një javë”, tha ajo.

Më 2 qershor ishte paraparë që mbrojtja të dorëzoi mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës, por ky afat u shty për shkak të pranimit të disa provave të reja të Prokurorisë nga trupi gjykues./RTK

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Lajme

Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat

12/06/2025 - 23:01
Sveçla: Serbia ka rrëmbyer policët si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune
Lajme

Sveçla: Po ju tregoj një sakrificë të Albinit, na duronte kur pinim duhan

12/06/2025 - 22:49
Olluri kritikon idenë e Abdixhikut për qeveri uniteti: Më mirë të shkohet në zgjedhje
Lajme

Olluri kritikon idenë e Abdixhikut për qeveri uniteti: Më mirë të shkohet në zgjedhje

12/06/2025 - 22:36
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Lajme

“Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

12/06/2025 - 22:32
Lama: LDK-ja mes frikës dhe vendimeve, duhet të ketë guxim më shumë
Lajme

Lama: LDK-ja mes frikës dhe vendimeve, duhet të ketë guxim më shumë

12/06/2025 - 22:26
Parandalohet kontrabandimi i 47 arkave me birrë nga Serbia
Kryesore

Parandalohet kontrabandimi i 47 arkave me birrë nga Serbia

12/06/2025 - 22:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje

    LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kush është gruaja që po akuzohet për drejtim të rrjetit të prostitucionit në “Shqiponja Club”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë