Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Treni bullgar”, debat i “nxehtë” në KQZ: Krasniqi i VV-së ankohet pse Gashi i PDK-së kërkoi hetim për fletëvotime false në Gjakovë

25/02/2025 - 16:21
në Kryesore, Lajme
A A
“Treni bullgar”, debat i “nxehtë” në KQZ: Krasniqi i VV-së ankohet pse Gashi i PDK-së kërkoi hetim për fletëvotime false në Gjakovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për mundësinë e praktikumit të ‘trenit bullgar’ ditën e zgjedhjeve në Gjakovë, ka nxitur një debat sot në mbledhjen e KQZ-së.

Anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, duket se nuk i pëlqen shumë të përmendet rasti i shkollës “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ku është tentuar përdorimi i metodës se njohur si “trenit bullgar” për manipulimin e votave. Derisa anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, këtë çështje e ka ngritur sot në mbledhjen e KQZ, duke kërkuar ngritjen e një komisioni për këtë rast, Krasniqi ka reaguar, duke thënë se një hetim i tillë është i panevojshëm.

Në këtë mbledhje, Gashi i PDK-së, ka kërkuar nga drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ngritjen e një komisioni hetimor

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë do ta përshpejtonte procesin.

“Kërkoj nga ju që ta bëjë një komision për të hetuar edhe kutinë në Gjakovë, për të cilën është thënë se ka qarkulluar treni bullgar, kuti 020706, e cila është objekt hetimi. Ajo kuti është numëruar. Kërkoj që të largohet nga rezultati deri në përfundim të hetimit. Për këtë ju duhet ta bëni një komision edhe brenda, pavarësisht përfundimeve që mund të dalin nga organet e drejtësisë”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu, në këtë mbledhje ai ka kërkuar edhe ngritjen e komisioneve hetuese për kutinë 110207 në Mitrovicë dhe për votimin në QKUK, në ditën e zgjedhje, i cili ka vazhdua deri afër mesnatës.

Këto kërkesa të zyrtarit të PDK-së në KQZ nuk i kanë pëlqyer anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë është e panevojshëm.

“Këndvështrim komplet i njëanshëm dhe politik e jo profesional i kolegut. Sepse për kutinë në Gjakovë organet veç janë duke u ndërmarrë dhe nuk kemi nevojë me e ndërmarr një veprim tjetër, përveç organeve të hetuesisë që i kanë marr materialet, i shikojnë dhe në bazë të kësaj ato vijnë në një raport dhe në bazë të asaj në veprojmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është problem numrin i votave në kutinë ku janë gjetur fletëvotimet false.

“Natyrisht që numërimi është dashtë me ndodh dhe me u marr një gjendje reale e kutisë brenda, me pa se çfarë ka. Dhe nëse nuk gaboj, ajo është bërë”, ka thënë Krasniqi.

Ndaj pretendime të Krasniqit ka reaguar Gashi i PDK-së, i cili ka thënë se formimi i një komisioni nga KQZ-ja nuk e pengon punën e prokurorisë.

Sipas tij, kjo do të përshpejtonte procesin.

“Është fakt që në kutinë 020706 ka raport të komisionit që e ka krijuar vetë drejtori që janë gjetur fletëvotime draft në atë kuti. Dhe po, ajo duhet të trajtohet dhe të dihet se çka ka ndodhur aty. Jo vetëm pjesa e hetimi nga prokuroria, sepse ajo është pjesë e veprës penale që dikush e ka shkatuar. Por duhet të dihet se a ka kontamin të asaj kutie me gjetjen e fletëvotimeve draft aty. Dhe pse mos me e ba ne paraprakisht? Sepse ne ndoshta e ndalim këtu dhe nuk na cenon kohen tonë për të ecur me procedurat tjera. Se në të kundërtën, bëjmë ankesa në PZAP dhe PZAP i trajton këto raste veç e veç”, ka thënë Gashi.

Dyshimet e para ndaj këtij fenomeni manipulimi zgjedhor i pati dhënë nga Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

“Dështuam si shoqëri”/ Muharremi: Kosovarët ia dhanë mbi 50 për qind një partie që ka dëshmuar që s’di të qeverisë

08/01/2026 - 12:38
Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep të dhënat e fundit për situatën e vërshimeve në Kosovë
Kryesore

Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep të dhënat e fundit për situatën e vërshimeve në Kosovë

08/01/2026 - 11:58
Automjeti tërheq kamionin, qytetari hip mbi “pick up” për balancë, pamje nga Podujeva
Lajme

Automjeti tërheq kamionin, qytetari hip mbi “pick up” për balancë, pamje nga Podujeva

08/01/2026 - 11:50
PDK paralajmëron një aktivitet simbolik nesër para qeverisë
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

08/01/2026 - 11:43
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Kë do ta votojë për president? Flet Xhavit Haliti

08/01/2026 - 11:37
Votat e fundit/ Kur pritet të numërohen mbi 3 mijë vota të mërgimtarëve?
Kryesore

Votat e fundit/ Kur pritet të numërohen mbi 3 mijë vota të mërgimtarëve?

08/01/2026 - 11:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Do ta ngre LDK-në si Feniks” – Shfaqet kandidati i parë kundër Abdixhikut, akuzon udhëheqjen për “kapje” të partisë

    “Do ta ngre LDK-në si Feniks” – Shfaqet kandidati i parë kundër Abdixhikut, akuzon udhëheqjen për “kapje” të partisë

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Një tjetër mandat për Vjosa Osmanin?, ja çka thotë Albulena Haxhiu

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ALARMANTE: Nestle kërkon tërheqjen nga tregu të produkteve të saj për fëmijë pas dyshimeve për toksina, importuesi kosovar MIGROS nuk tregon a i ka tërhequr nga tregu

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Numërimi drejt fundit – Garë e ngushtë në LDK për karrigen e deputetit, Hadergjonaj, Sadiku e Gashi pak vota dallim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë