Ndërmarrja publike Trepça në vazhdën e veprimeve për rikthimin e pronave që i posedon në vende të ndryshe të Kosovës, ka identifikuar 31 parcela në Lipjan, raporton Veriu.info.
Bëhet e ditur se këto parcela janë në total prej 56 hektarësh në vlerë të përllogaritur prej 8 milionë euro.
Njoftimi:
8+ milion euro pasuri (parcela) të Trepçës në Komunën e Lipjan
Trepça po rikthen kontrollin mbi pronën e ndërmarrjes.
Deri tani është identifikuar në terren vendndodhja e pronave.
• 31 parcela,
• 56 hektarë
• 8+ mil
Toka, dokumentet dhe pronat po kthehen aty ku u takojnë. Tek Trepça sh.a.












