Sonte në Pressing po diskutohet për komunat që votojnë nesër në raundin e dytë, koalicionet dhe tubimet e fundit të partive. Në studio janë: Dukagjin Gorani, Blerim Latifi, Parim Olluri, Burim Ramadani dhe Nexhmedin Spahiu.
Ramadani thotë se në zgjedhjet lokale, tri partitë, LDK, PDK dhe AAK janë në rritje, pra sipas tij ato po e rikonfirmojnë bazën, ndërsa VV’ja thotë se ka ulje, pasi sipas tij, nuk ka arritur ta shtrijë veten.
“Tri parti po e rikonfirmojnë një bazë serioze të strukturave të veta, të qeverisjes lokale, të cilat në shumicën e rasteve po përkthehet si fuqi e zgjedhjeve parlamentare. PDK, LDK dhe AAK zor se bijnë nën fuqinë lokale që e kanë, janë parti të konsolidume në nivelin lokal. Te VV’ja, kjo parti nuk ka arrit me shtri veten në rajone të ndryshme dhe fuqizim të tyre, në mënyrë që ta mirëmbajë këtë fuqi nacionale. Po i shohim në rritje LDK PDK e AAK, ndërsa në zbritje ose ulje VV’në”, tha ai.












