Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump e ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

27/08/2025 - 10:12
në Ekonomi, Lajme
A A
Trump e ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj.

“Unë dua që ajo [lufta] të përfundojë”, u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh [luftën] duke përfunduar”, theksoi ai.

“Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike”, paralajmëroi ai.

Trump shtoi: “Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë”.

Ka kohë që Trump e përdor kërcënimin me sanksione ekonomike apo tarifa të larta kundër vendeve të tjera në çështje ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar por ende nuk ka vendosur masa ekonomike kundër Moskës, megjithëse SHBA-ja dhe Perëndimi kanë vendosur një sërë sanksionesh të rënda ndaj Rusisë prej se ajo e filloi pushtimi e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Mendoj se, në shumë mënyra, ai [presidenti rus Vladimir Putin] është aty. Ndonjëherë ai është aty dhe [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është aty”, nënvizoi ai.

“Duhet t’i kem të dy njëkohësisht”, shtoi Trump pas një mbledhjeje të transmetuar në televizion të kabinetit, që zgjati tri orë e 16 minuta.

“As Zelensky nuk është plotësisht i pafajshëm. Unë kaloj shumë mirë me të tani, por kemi marrëdhënie shumë më ndryshme sepse tani nuk po ia japim asnjë qindarkë Ukrainës”, tha Trump, duke iu referuar një marrëveshjeje ku anëtarët e NATO-s blejnë armë amerikane për t’u përdorur nga Kievi.

Trump gjithashtu la të kuptohej për mundësinë e masave kundër Kievit, por nuk dha hollësi.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Putinin. Nëse mund t’i shpëtoj mijëra njerëz nga vdekja përmes sanksioneve ndaj Rusisë ose Ukrainës ose kujtdo tjetër, është mirë”, shtoi ai.

Kur u pyet për refuzimin e Putinit për t’u takuar ballë për ballë me Zelenskyn dhe për dyshimet e Kremlinit mbi “legjitimitetin” e udhëheqësit ukrainas, Trump tha: “Nuk ka rëndësi çfarë thonë [rusët]. Të gjithë po bëjnë shfaqje. Janë broçkulla”.

Rusia ka vazhduar me pushtimin e plotë të Ukrainës pa ndërprerje pas takimeve të Trumpit me Putinin në Alaskë, më 15 gusht, dhe me Zelenskyn dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë tri ditë më vonë.

Trump, i cili që prej se e mori detyrën në janar ka kërkuar ta ndërmjetësojë përfundimin e luftës, i përdori ato takime për ta organizuar një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt, të cilët nuk janë takuar që nga viti 2019.

Zelensky – i cili ka kërkuar një takim të tillë me Putinin – më 26 gusht tha se Turqia, vendet e Gjirit ose shtetet evropiane mund të shërbejnë si mikpritës të çdo takimi që ai mund të mbajë me Putinin.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha javën e kaluar televizionit NBC se “agjenda e një takimi të tillë nuk është gati aspak”.

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, më pas tha se së shpejti do të takohet me përfaqësuesit ukrainas në Nju Jork.

“Po takohem me ukrainasit këtë javë… dhe ky është një sinjal i madh”, i tha ai Fox News. “Ne flasim me rusët çdo ditë”.

Ndërkohë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas njoftuan Zelenskyn mbi zhvillimet në lindje të vendit, ku Rusia ka shënuar fitore në fushëbetejë muajt e fundit kundër ushtrisë së dërrmuar dhe pajisur dobët ukrainase.

“Vëmendja jonë kryesore tani është e përqendruar kryesisht në Pokrovsk, Dobropillia, Novopavlivsk, Kupiansk, si dhe në drejtimet e Zaporizhjas”, shkroi në Telegram komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy raportoi se “kemi prirje pozitive në zonat kufitare të rajoneve Sumi dhe Harkiv”, megjithëse pretendimet nga fushëbeteja nuk mund të verifikohen gjithmonë menjëherë.

Kievi ka kërkuar me urgjencë më shumë armë nga Perëndimi mes shqetësimeve se, edhe pas dy samiteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, Rusia “nuk është e interesuar” për paqe, tha një këshilltar i lartë i Zelenskyt për Current Time, më 25 gusht.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane i kanë dhënë Ukrainës ndihmë dhe pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë, megjithatë Trump i ka bërë trysni Evropës ta marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës./REL

JU REKOMANDOJMË

Kurti dhe Murati dirixhonin nga distanca Dimal Bashën dje gjatë votimit për nënkryetarin serb
Kryesore

Kurti dhe Murati dirixhonin nga distanca Dimal Bashën dje gjatë votimit për nënkryetarin serb

27/08/2025 - 11:13
Aliu njofton se do të ndalohen plotësisht disa lloje të qeseve të plastikës, disa do të bëhen me pagesë
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

27/08/2025 - 11:06
Deputetët lirojnë Kuvendin, ua kërkon policia
Kryesore

Qysh u votuan nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet në vitin 2021?

27/08/2025 - 11:01
“Është sikur me thanë ekziston një xhygym i çajit që sillet rreth një planeti” – Dimal Basha për ekzistencën e Zotit
Lajme

“Është sikur me thanë ekziston një xhygym i çajit që sillet rreth një planeti” – Dimal Basha për ekzistencën e Zotit

27/08/2025 - 10:59
Skandal: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin Visar Krasniqi, veç pse e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova
Kryesore

Skandal: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin Visar Krasniqi, veç pse e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova

27/08/2025 - 10:36
Kryeziu thotë se Kurti duhet ta lirojë Albulena Haxhiun nga ministrja pas zgjedhjes nënkryetare
Lajme

Kryeziu thotë se Kurti duhet ta lirojë Albulena Haxhiun nga ministrja pas zgjedhjes nënkryetare

27/08/2025 - 10:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nuk e pati besimin e të gjithëve, Redzepi ka një fjalë për deputetët që s’e votuan

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë