Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump emëron një të dërguar special për Grenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

22/12/2025 - 18:15
në Lajme
A A
Trump emëron një të dërguar special për Grenlandën, rriten tensionet me Danimarkën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka emëruar guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar special për Grenlandën, duke sinjalizuar edhe një herë vendosmërinë e tij për të rritur kontrollin amerikan mbi ishullin strategjik të Arktikut, që aktualisht është territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se Landry “e kupton sa thelbësore është Groenlanda për sigurinë tonë kombëtare” dhe se ai do të avancojë interesat e SHBA-ve “për sigurinë dhe mbijetesën e aleatëve tanë, dhe të botës në tërësi”.

Nga ana e tij, Landry e cilësoi emërimin si një nder dhe tha se roli do të ishte vullnetar, pa ndikuar në detyrën e tij si guvernator, raporton Financial Times.

Emërimi ka shkaktuar shqetësim si në Greenlandë ashtu edhe në Danimarkë, aleate e NATO-s, për shkak të deklaratave të përsëritura të Trump se SHBA-të duhet të marrin kontrollin e ishullit me rreth 57 mijë banorë. Presidenti amerikan ka shkuar deri aty sa të sugjerojë blerjen e Groenlandës, një ide e refuzuar kategorikisht nga autoritetet në Nuuk dhe Kopenhagë.

Ministrat e Groenlandës dhe qeveria daneze kanë theksuar vazhdimisht se ishulli “nuk është për shitje”, por kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me SHBA-të në çështje sigurie dhe në projekte ekonomike, përfshirë minierat.

Ministrja e Jashtme e Greenlandës, Vivian Motzfeldt, ka deklaruar se komentet e Trump kanë krijuar “pasiguri”, duke nënvizuar se bashkëpunimi i qëndrueshëm kërkon respekt reciprok. Këto deklarata ajo i bëri në një intervistë për Financial Times.

Strategjia fillestare e Trump ishte të ushtronte presion të drejtpërdrejtë ndaj Danimarkës për të hequr dorë nga territori i saj kryesor arktik. Kjo përfshinte edhe një bisedë telefonike të ashpër në janar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen. Megjithatë, zyrtarët në Kopenhagë thonë se administrata amerikane tani ka kaluar drejt një qasjeje më diplomatike ndaj Groenlandës.

Përveç Landry-t, Trump ka emëruar së fundmi edhe investitorin dhe ekspertin e Rusisë, Thomas Dans, në krye të Komisionit Amerikan për Kërkime Arktike. Dans ka organizuar gjithashtu një vizitë në Groenlandë për Donald Trump Jr., djalin e presidentit.

Sipas Financial Times, Trump dhe rrethi i tij promovojnë idenë e “mbrojtjes hemisferike”, duke argumentuar se SHBA-të duhet të kenë ndikim të fortë në të gjithë Amerikën e Veriut dhe zonat përreth, përfshirë Groenlandën, Kanadanë dhe Kanalin e Panamasë, për të garantuar sigurinë e saj.

Nga ana tjetër, Groenlanda synon të zhvillojë ekonominë duke tërhequr investime amerikane dhe ndërkombëtare në sektorë si turizmi dhe minierat, me objektivin afatgjatë të pavarësisë nga Danimarka. Megjithatë, presioni i Trump ka shtyrë Nuuk-un dhe Kopenhagën drejt një bashkëpunimi më të ngushtë, ndërsa disa politikanë groenlandezë pranojnë se ishulli nuk ka kapacitet të mbrohet i vetëm.

JU REKOMANDOJMË

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së
Kryesore

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së

22/12/2025 - 19:13
Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit
Lajme

Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit

22/12/2025 - 19:09
Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim
Lajme

Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim

22/12/2025 - 18:55
Policia deklarohet për vdekjen e Shemit
Lajme

Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

22/12/2025 - 18:43
Rrezarta Krasniqi: Kosova kurrë nuk është qeverisur më mbrapshtë se me Qeverinë e Albin Kurtit, LDK-ja është shpresa!
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Kosova kurrë nuk është qeverisur më mbrapshtë se me Qeverinë e Albin Kurtit, LDK-ja është shpresa!

22/12/2025 - 18:37
Abdixhiku: Për LDK-në familja nuk është thjeshtë kategori sociale, është themeli i shtetit
Lajme

Abdixhiku: Për LDK-në familja nuk është thjeshtë kategori sociale, është themeli i shtetit

22/12/2025 - 18:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë