Presidenti Donald Trump e zhvendosi fajin për ekonominë amerikane që ka shënuar tremujorin e saj më të keq që nga viti 2022 tek ish-presidenti Joe Biden, duke thënë se ajo nuk ka “ASGJË TË BËJË ME TARIFA”.
Raporti i GDP-së i publikuar sot nga administrata e Trump u regjistrua në -0.3% në tremujorin e parë.
Shumica e ekonomistëve thonë se përpjekja monumentale e Trump për të riformuar tregtinë globale ka të ngjarë të shkaktojë rritje të inflacionit në SHBA dhe madje mund të shkaktojë një recesion, shkruan CNN.
Por Trump, i cili vazhdimisht ka mohuar se tarifat e vendosura nga ai do të kishin një ndikim të përgjithshëm negativ në ekonomi, u përpoq t’ia kalonte ish-presidentit Joe Biden.
“Ky është tregu i aksioneve të Bidenit, jo i Trumpit. Unë nuk e kam marrë përsipër [detyrën] deri më 20 janar. Tarifat do të fillojnë së shpejti dhe kompanitë kanë filluar të lëvizin në SHBA në shifra rekord. Vendi ynë do të lulëzojë, por ne duhet të heqim qafe “Overhang”-in e Bidenit”, postoi Trump në Truth Social.
Në ditën e tij të 101-të në detyrë, Trump u bëri thirrje amerikanëve që të kenë durim.