Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18/12/2025 - 11:30
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa muaj pasi presidenti Donald Trump rimodeloi kolonadën në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë në atë që e quajti “Shëtitorja presidenciale e famës”, ai i ka shtuar pllaka me përmbajtje subjektive dhe partiake, duke thelluar ndikimin e tij në estetikën dhe rrëfimin historik të rezidencës presidenciale.

Në ekspozitë përfshihen pllaka për ish-presidentë të ndryshëm, përfshirë kritika të hapura ndaj Joe Biden, Barack Obama dhe George W. Bush. Pllaka për Bidenin përsërit pretendime të kundërshtuara rreth zgjedhjeve të vitit 2020 dhe e përshkruan atë si “deri tani, presidentin më të keq në historinë amerikane”. Obama, presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, etiketohen si “një nga figurat më përçarëse në historinë amerikane”. Ndërsa pllaka për George W. Bushin miraton krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ajo kritikon luftërat në Afganistan dhe në Irak.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se pllakat përmbajnë “përshkrime të shkruara me elokuencë të secilit president” dhe se shumë prej tyre janë shkruar drejtpërdrejt nga vetë Trump.

Rimodelimi i kolonadës përfshinte portrete të të gjithë ish-presidentëve, përveç Bidenit, i cili është përfaqësuar me një autopen, duke reflektuar talljen e Trumpit me moshën dhe aftësitë e presidentit të 46-të. Ekspozita ndodhet midis rezidencës së Shtëpisë së Bardhë dhe hyrjes së zakonshme në Zyrën Ovale, duke i mundësuar Trumpit të shoqërojë mysafirë të huaj në këtë “tur” personal.

Pllaka hyrëse thekson gjithashtu se “Shëtitorja presidenciale e famës do të jetojë gjatë si një dëshmi dhe homazh për madhështinë e Amerikës”, duke nënkuptuar që instalimi do të mbetet edhe pas përfundimit të mandatit të Trumpit.

JU REKOMANDOJMË

Publikohet lista e miliarderëve të botës, kush kryeson

Publikohet lista e miliarderëve të botës, kush kryeson
10/03/2026 - 22:19

Forbes publikoi sot listën e 40-të vjetore “Miliarderët e Botës”, renditjen përfundimtare të njerëzve më të pasur në planet. Gjatë vitit të fundit, pasuria është rritur në mënyra...

Më shumëDetails

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta
07/03/2026 - 13:28

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht...

Më shumëDetails

Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri

Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri
05/03/2026 - 15:18

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong un, ka thënë se marina e vendit do të ketë “aftësi të fuqishme ofensive” pasi vizitoi një shkatërrues të ri 5,000...

Më shumëDetails

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja
05/03/2026 - 14:07

Pallati Golestan, një nga toponimet kulturore të Teheranit nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret,...

Më shumëDetails

Ç’lloj droni iranian goditi Bashkimin Europian?

Ç’lloj droni iranian goditi Bashkimin Europian?
04/03/2026 - 14:13

Shpërthimi në bazën britanike në Akrotiri më Qipro, vend i BE-së, e ka rikthyer në plan të parë kërcënimin e dronëve kamikaze. Shahed 136, një sistem me kosto...

Më shumëDetails

Varroset me arkivol floriri “El Mencho”

Varroset me arkivol floriri “El Mencho”
03/03/2026 - 19:07

Bosi i njohur meksikan i drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si “El Mencho”, është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni funerale të zhvilluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo ishte përgjigja nga Ministria për kërkesën e Osmanit në lidhje me gurin dhuratë për Trump

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë