Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përplas ashpër me një gazetare duke e quajtur budallaqe, pasi vuri në pikëpyetje akuzën e tij ndaj administratës Biden për pranimin e të huajve në Amerikë.
Gjatë konferencës për shtyp, gazetarja iu referua një raporti të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, ku thuhej se afganët e sjellë në SHBA kishin kaluar më herët nëpër proceset e verifikimit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së.
Ajo pyeti pse Trump vazhdonte të fajësonte administratën Biden.
“Sepse ata e lejuan të hynte. Je budallaqe? Je person budalla?”, u përgjigj Trump, duke shtuar se personi kishte ardhur në SHBA së bashku me “mijëra të tjerë që nuk duhet të ishin këtu”.
Përplasja e ashpër solli tension në sallë, ndërsa presidenti akuzoi gazetaren se po bënte pyetje jo të duhura.













