Ndërsa në Pekin po zhvillohej një paradë e madhe ushtarake ku Kina prezantoi armë të reja, Presidenti i SHBA-së Donald Trump publikoi një mesazh në rrjetin e tij social “Truth Social”, në të cilin ai i bëri thirrje Presidentit kinez Xi Jinping, Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, të cilët ishin së bashku në paradë.
Mesazh gjatë paradës në Pekin
“Pyetja e madhe është nëse Presidenti Kinez Xi do të përmendë sasinë e madhe të mbështetjes dhe ‘gjakderdhjes’ që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për të ndihmuar në sigurimin e LIRISË nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi. Shpresoj që ata do të nderohen dhe do të kujtohen siç duhet për guximin dhe sakrificën e tyre”, shkroi Trump.
“Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës paqin një ditë të mrekullueshme feste. Ju lutem përcillni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Postimi i Trump erdhi ndërsa Xi Jinping foli para 26 udhëheqësve botërorë, përfshirë Putinin dhe Kim, për një Kinë “të pandalshme” që nuk frikësohet.. Parada u përdor gjithashtu për të shfaqur një brez të ri armësh, duke përfshirë raketa bërthamore, sisteme lazeri dhe dronë detarë.
