“Rrezik i lartë!”, këto janë dy fjalët që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postoi në rrjetin e tij social përpara takimit të tij me Vladimir Putinin në Anchorage.
Trump tashmë ka hipur në Air Force One.
Ai nuk u ndal për të folur me gazetarët, por i përshëndeti me dorë përpara se të hynte brenda për fluturimin shtatë orësh.
Takimi midis udhëheqësve rusë dhe amerikanë në një bazë ajrore të epokës së Luftës së Ftohtë në Alaska do të jetë biseda e tyre e parë ballë për ballë që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe vjen mes frikës së ukrainasve dhe evropianëve se Trump mund ta “tradhtojë” Kievin.
Shtëpia e Bardhë tha se takimi do të zhvillohej në orën 19:00.