Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën

17/01/2026 - 19:55
në Lajme
A A
Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komunikuar një seri të re tarifash për një sërë vendesh që eksportojnë mallra në ShBA, duke filluar nga 1 shkurti.

Trump ka thënë se këto do të mbeten në fuqi “deri në momentin kur të arrihet një Marrëveshje për blerjen e Plotë dhe Totale të Grenlandës” nga SHBA-ja.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump thotë se vendeve përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën do t’u vendoset “një tarifë prej 10%” për “të gjitha dhe çdo” lloj malli të dërguar në SHBA.

Qe çka shkroi mes tjerash Trump në “Truth”:

“Ne kemi subvencionuar Danimarkën, dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si dhe të tjerë, për shumë vite duke mos u tarifuar atyre Tarifa, apo ndonjë formë tjetër shpërblimi. Tani, pas shekujsh, është koha që Danimarka të kthejë mbrapsht — Paqja Botërore është në rrezik! Kina dhe Rusia e duan Grenlandën, dhe nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë për këtë. Ata aktualisht kanë dy sajë me qen si mbrojtje, njëra prej të cilave u shtua së fundmi. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën PRESIDENTIN DONALD J. TRUMP, mund të luajnë në këtë lojë, dhe atë shumë suksesshëm! Askush nuk do ta prekë këtë pjesë të shenjtë të Tokës, veçanërisht pasi Siguria Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, dhe e botës në përgjithësi, është në rrezik.

Përveç të tjerash, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda kanë udhëtuar drejt Grenlandës, për qëllime të panjohura. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme për Sigurinë, Mbrojtjen dhe Mbijetesën e Planetit tonë. Këto vende, të cilat po luajnë këtë lojë shumë të rrezikshme, kanë vënë në lojë një nivel rreziku që nuk është i mbrojtshëm apo i qëndrueshëm. Prandaj, është e domosdoshme që, me qëllim mbrojtjen e Paqes dhe Sigurisë Globale, të merren masa të forta në mënyrë që kjo situatë potencialisht e rrezikshme të përfundojë shpejt dhe pa diskutim.

Duke filluar nga 1 shkurti 2026, të gjitha vendet e sipërpërmendura (Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda), do të ngarkohen me një Tarifë prej 10% për çdo dhe të gjitha mallrat e dërguara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1 qershor 2026, Tarifa do të rritet në 25%. Kjo Tarifë do të jetë e detyrueshme dhe e pagueshme deri në momentin që të arrihet një Marrëveshje për blerjen e Plotë dhe Totale të Grenlandës.”

Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara dhe zakonisht i paguhen qeverisë nga kompanitë që sjellin produkte të huaja.

Trump kishte kërcënuar më parë se do të vendoste tarifa ndaj vendeve që kundërshtonin planin e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Duke folur gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë dje, Presidenti i ShBA-së deklaroi se “mund të vendos tarifa ndaj vendeve nëse ato nuk pajtohen me çështjen e Groenlandës, sepse na duhet Groenlanda për sigurinë kombëtare.”

JU REKOMANDOJMË

Lideri suprem i Iranit fajëson Trump: Nxiti protestat…
Lajme

Lideri suprem i Iranit fajëson Trump: Nxiti protestat…

17/01/2026 - 20:47
“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
Lajme

Kelmendi thirrje për rikthimin e listave të mbyllura: Kur vjedhin njëri-tjetrin, çka pritet në institucione?

17/01/2026 - 20:40
Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore
Kryesore

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

17/01/2026 - 20:05
Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë
Kryesore

Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë

17/01/2026 - 19:59
Molliqaj akuzon Qeverinë: Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën
Lajme

Molliqaj: Partitë opozitare përsëri duke vjedhë vota, kështu i shërbejnë veç Albin Kurtit dhe pushtetit të tij

17/01/2026 - 19:43
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Haliti: Kurti publikisht i tha Osmanit ‘bëji votat vet’ – Presidenti duhet të jetë i dëshiruar nga të gjithë

17/01/2026 - 19:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    359 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rinumërohen 120 nga 251 kuti në Prizren: Kandidatëve të PDK-së u hiqen mijëra vota

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë